Kaluan natën para Kryeministrisë, policia kërkon largimin e protestuesve: Do të marrim masa! Qytetarët përgjigjen në kor: Rama jepe dorëheqjen!

TIRANË ,21 qershor 2026 /Albania Express News /Tensionet janë shënuar para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit që kaluan natën në shesh u përballën me thirrjet e Policisë për të liruar rrugën dhe për t’u larguar nga zona.

Përmes megafonit, efektivët e Policisë u bënë thirrje qytetarëve të zhbllokojnë qarkullimin, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërmerren masa sipas ligjit.

“Nëse rruga nuk lirohet, policia do të marrë masa”, dëgjohej në njoftimin drejtuar protestuesve.

Nga ana tjetër, qytetarët iu përgjigjën në kor thirrjeve të Policisë me sloganin: “Rama, jep dorëheqjen”, duke vijuar qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...