Gjermania thyen mallkimin e Botërorëve, ja kur ishte hera e fundit që “Panzerat” kaluan grupet e Kupës së Botës

BOTËRORI 2026 ,21 qershor 2026/Albania Express News/Kombëtarja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin nga faza e grupeve në Kupën e Botës 2026, duke i dhënë fund një serie zhgënjyese që kishte ndjekur “Panzerat” në dy edicionet e fundit të turneut.

Pas eliminimeve të bujshme që në fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë 2018 dhe atë të Katarit 2022, gjermanët më në fund kanë arritur të rikthehen në fazën me eliminim direkt, pas fitores 2-1 kundër Bregut të Fildishtë, duke siguruar një vend në raundin e 32 skuadrave më të mira.
Ky është kualifikimi i parë i Gjermanisë nga grupet e një Kampionati Botëror që prej vitit 2014. Pikërisht në Botërorin e Brazilit, Gjermania zhvilloi një nga fushatat më të suksesshme në historinë e saj, duke ngritur trofeun e katërt të Kupës së Botës pas fitores në finale ndaj Argjentinës.

Historia e fundit e Gjermanisë në Kupat e Botës:
2026 (SHBA, Kanada, Meksikë) – Kualifikohet në raundin e 32 skuadrave.
2022 (Katar) – Eliminohet në fazën e grupeve.
2018 (Rusi) – Eliminohet në fazën e grupeve.
2014 (Brazil) – Kualifikohet nga grupet dhe fiton Kupën e Botës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...