Dita e 19-të e tubimit, 5 deputetë të PD-së i bashkohen protestës. Thirrje ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’

Sonte po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake.

Qytetarët nisën grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, por këtë herë ka ndryshuar itinerari i marshimit.
Protestuesit marshuan tek Kuvendi, aty ku ndodheshin deputetët e PS-së dhe kryeministri Rama. Pas kësaj ndalese, ata marshuan edhe pranë selisë së PD-së, ku u përplasen me demokratët.

“Dorezoni mandatet, dotezoni mandatet. Parlamenti i turpit”, ishin thirrjet e protestuesve.
Marshimi vazhdoi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku po mbajnë edhe fjalimet.
Protestës iu bashkuan edhe 5 deputetë demokrat:
Arjan Ndoja, Kliti Hoti, Greta Bardeli, Klodjana Capja dhe Jorida Tabaku.
Aktivisti Edison Likaj:
Dua të bëj një replikë të vogël me një përfaqësues të PD-së, që ka thënë që në protestë s’ka ligjërim politik dhe fjalime serioze. Më duhet t’i them personazhit në fjalë që në këtë protestë është shumë më shumë se keni kërkuar ju dhe kemi imagjinuar ne.
Fundi i saj është që t’i servilosen kryetarit 90-vjeçar, mos se është turp, lini dinjitetin dhe integritetin. Jeni të rinj, keni revoltë dhe t’i thoni kryetarit: “Poshtë more, largohu!”
Edhe diçka për disa përfaqësuesit e rinj të partive politike: e kuptoni që s’vleni sa Marjana Koçeku more? Por tërhiquni më nga partitë tuaja, bashkohuni me popullin dhe njerëzit.
“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Tubimi i 19-të, tensione te selia e PD-së, përplasje mes protestuesve dhe demokratëve

Marshimi i cili nisi nga sheshi ‘Skënderbej’, kaloi edhe pranë Fan Zone duke i brohoritur qytetarëve: Bashkohuni me ne!
Sot, ashtu siç edhe u lajmëruar, nisja e grumbullimit u shty për në orën 19:00 nga ora 18:00 që ka qenë ditët e kaluara.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Të bllokojmë institucionet, Rama nuk rrëzohet me fjalë”, protestuesi: Të kalojmë në mosbindje civile!

TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Një protestues deklaroi se...

Opozita bojkoton seancën, maxhoranca miraton me 84 vota amnistinë dhe ndryshimet në Kodin Rrugor

TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Ndërprerja e Parlamentit tre...

Kapetanović: Ballkani duhet eksportojë ide jo vetëm punëtorë

MALI I ZI ,18 qershor 2026/Albania Express News/Herceg Novi...

ARRSH drejt nënshkrimit të 3 kontratave të reja për Korridorin VIII, segmenti Elbasan–Lekaj synon përfundimin brenda vitit 2029

TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)...