Penguan qarkullimin e mjeteve gjatë zhvillimit të protestës së 18-të në Tiranë, procedohen penalisht 23 persona

TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Janë proceduar këtë të enjte nga policia e Tiranës 23 persona, pasi dyshohet se gjatë zhvillimit të protestës ditën e djeshme, në ditën e saj të 18-të, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin.

Sipas raportimeve nga policia, nga verifikimet e kryera rezultoi se disa nga pjesëmarrësit në tubim kanë organizuar dhe drejtuar pjesëmarrësit, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve në disa rrugë të Tiranës, ndryshe nga itinerari i njoftuar paraprakisht.

Në lidhje me këtë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë proceduar penalisht 23 shtetas, konkretisht: A. K., A. Ll., L. K., E. K., V. D., E. Z., Xh. P., A. N., I. Rr., J. Sh., A. H., Xh. B., Sh. B., E. Q., T. H., S. M., E. K., D. K., A. Ll., L. D., B. K., R. S. dhe E. L.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjykata kushtetuese na katandisi te Besa

Nga Lutfi Dervishi TIRANË ,06 gusht 2026/Albania Express News/-Nëse Gjykata...

Barcelona i hap “luftë” Realit, nis kontaktet e para për transferimin e fituesit të Topit të Artë

SPANJË ,06 gusht 2026/Albania Express News/-Barcelona ka nisur lëvizjet...

Donika dhe Rifat Muço, dy zemra të mëdha mes detit të Durrësit dhe maleve të Voskopojë

Nga Bujar Qesja ,“Mjeshtër i Madh” DURRËS ,06 gusht 2026/Albania...

Protestë para Kuvendit të Kosovës në nisje të seancës konstituive, thirrje kundër ligjit për shtetësinë

KOSOVË ,06 gusht 2026/Albania Express News/-Lëvizja Revolta ka zhvilluar...