Dy javë pas zhdukjes, gjendet një trup i pajetë në Cerrujë, dyshohet se i përket Eglant Koçit

ELBASAN ,18 qershor 2026/Albania Express News/Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në hetimet për zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i zhdukur prej rreth dy javësh. Gjatë operacionit të kërkimit, policia ka konstatuar një trup të pajetë në proces dekompozimi në një humnerë në fshatin Cerrujë, lagjja Domush, në zonën kufitare mes Tiranës dhe Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, trupi është pikasur nga dronët e përdorur në operacionin e kërkimit, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar edhe efektivët e forcave speciale RENEA për shkak të terrenit të vështirë. Autoritetet po punojnë për identifikimin zyrtar të viktimës, megjithëse dyshohet se mund të jetë 34-vjeçari i zhdukur.

Operacioni i kërkimit ishte shtrirë në disa zona mes Tiranës dhe Elbasanit, ku sipas hetimeve janë regjistruar edhe sinjalet e fundit të telefonit celular të Koçit. Në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe struktura të specializuara, ndërsa më herët policia kishte bërë të ditur se ishte kërkuar mbështetje edhe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se zhdukja e të riut lidhet me një konflikt të mundshëm për kriptovaluta dhe para të dhëna me fajde. Sipas pistës kryesore të hetimit, Koçi dyshohet se është marrë me forcë dhe më pas është vrarë, ndërsa autori i dyshuar ka tentuar të fshehë gjurmët duke lëvizur automjetin dhe duke ndryshuar disa herë numrat e telefonit celular.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht identitetin e trupit të gjetur. Në një njoftim paraprak, Policia bëri me dije se në territorin e fshatit Cerrujë është gjetur në proces dekompozimi trupi i një personi të seksit mashkull dhe se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon verifikimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe identifikimi përmes procedurave shkencore pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë rast që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe që mund të zbardhë fatin e 34-vjeçarit të zhdukur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Penguan qarkullimin e mjeteve gjatë zhvillimit të protestës së 18-të në Tiranë, procedohen penalisht 23 persona

TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Janë proceduar këtë të...

Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK

SHKODËR ,18 qershor 2026/Albania Express News/Familja e Bajrave ka...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS në mbledhje të zgjeruar, zbulohen detajet

TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Partia Socialiste do të...