Familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 38-vjeçarit nga Peqini, i zhdukur prej 12 ditësh

PEQIN ,17 qershor 2026/Albania Express News/Familjarët e Rexhep Dushkut, 38 vjeç, nga Peqini, apelojnë për ndihmën e qytetarëve në gjetjen e tij, pasi ai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më prej 12 ditësh.

Sipas të afërmve, Rexhepi është parë për herë të fundit më 5 qershor, rreth orës 09:00 të mëngjesit. Ai ka dalë nga shtëpia duke u thënë familjarëve se do të shkonte për të kërkuar punë dhe më pas do të ndalonte në market për të blerë disa gjëra. Që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjen dhe vendndodhja e tij mbetet e panjohur.

38-vjeçari përshkruhet si rreth 180 centimetra i gjatë. Ditën kur është larguar kishte veshur pantallona të shkurtra ngjyrë bezhë dhe një bluzë të zezë. Familjarët bëjnë me dije se ai nuk mbante telefon me vete, çka e bën edhe më të vështirë lokalizimin e tij.

Ata shtojnë se Rexhepi vuan nga epilepsia dhe është baba i dy fëmijëve. Sipas familjarëve, ai ka pasur edhe më parë largime të shkurtra nga banesa, por asnjëherë nuk ka munguar për një periudhë kaq të gjatë, gjë që ka shtuar shqetësimin dhe ankthin e tyre.

Familja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund ta kenë parë ose që disponojnë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit:

📞 069 983 6696

Çdo informacion, sado i vogël të duket, mund të jetë i vlefshëm për gjetjen dhe kthimin e sigurt të Rexhep Dushkut pranë familjes së tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME