Pse narrativa se protestat dëmtojnë turizmin nuk qëndron

NGA AURON TARE

Sot në mëngjes, në Portin e Sarandës mbërriti kroçera amerikane Seabourn. Në industrinë e turizmit dihet mirë se, kur një vend konsiderohet i pasigurt ose i përfshirë nga trazira serioze, të parat që ndryshojnë itineraret janë anijet turistike. Arsyeja është e thjeshtë: kompanitë e kroçerave përballen me kosto shumë të larta siguracionesh dhe shmangin çdo destinacion që klasifikohet si problematik.

Po të ishte Shqipëria një vend i përfshirë nga trazira dhe pasiguri, kjo kroçerë nuk do të ankorohej sot në Sarandë. Përkundrazi, pas saj janë planifikuar të mbërrijnë edhe anije të tjera turistike, sipas kalendarit të zakonshëm të sezonit.

Një tregues tjetër domethënës është fakti se Ambasada Amerikane nuk ka lëshuar asnjë paralajmërim për rrezikshmërinë e protestave në Shqipëri. Kjo tregon qartë se situata nuk perceptohet si kërcënim për vizitorët e huaj.

Madje, mund të thuhet se protestat paqësore e bëjnë një shoqëri më interesante në sytë e turistëve, sepse dëshmojnë se qytetarët janë aktivë dhe të angazhuar në jetën publike të vendit.

Kërcënimi i vërtetë për turizmin shqiptar nuk janë protestat. Kërcënimi i vërtetë është betonizimi i zonave të mbrojtura, shkatërrimi i peizazheve natyrore, ndërtimet pa asnjë lidhje me arkitekturën dhe traditën vendase, si dhe transformimi i Shqipërisë në një destinacion pa identitet kulturor.

Turistët nuk udhëtojnë mijëra kilometra për të parë betonin që mund ta gjejnë kudo. Ata vijnë për natyrën, historinë, kulturën dhe veçantinë e këtij vendi. Pikërisht këto janë pasuritë që duhen mbrojtur, nëse duam një turizëm të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

Prandaj protesta per te mbrojtur natyren shqiptare trashegimine dhe kulturen tone eshte jo vetem nje e drejte legjitime por nje sherbim i cmuar qe i behet ketij vendi te raskapitur nga klasa e vet politike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr pranë Inceneratorit të Elbasanit, re të dendura tymi mbulojnë zonën ndotja e ajrit tepër alarmante

ELBASAN ,17 qershor 2026/Albania Express News/Rreth orës 12:50 të...

Përmbyllet procesi i Vettingut, Peleshi: Drejtësia kaloi filtrin më të fortë në historinë e vendit

TIRANË ,17 qershor 2026/Albania Express News/Kryetari i Kuvendit, Niko...