Magji e Leo Messit! Tripletë historike ndaj Algjerisë, “pleshti” e nis me show Botërorin e Argjentinës

BOTËRORI 2026,/Albania Express News/Lionel Messi ishte protagonisti absolut i ndeshjes së parë të Argjentinës në Botërorin 2026, duke realizuar një tripletë spektakolare në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë dhe duke shkruar një tjetër faqe historie me fanellën e “Albiceleste”.

Kapiteni argjentinas hapi serinë e golave në minutën e 17-të me një supergoditje nga distanca, që la të palëvizur portierin kundërshtar.
Messi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 60-të, pas një goditjeje të Alexis Mac Allister të pritur nga portieri Zidane, “pleshti” shfrytëzoi topin e kthyer dhe e dërgoi në rrjetë për golin e dytë personal.

Vetëm 16 minuta më vonë erdhi edhe kryevepra e tretë. Topi përfundoi te Messi në hyrje të zonës dhe ylli argjentinas goditi menjëherë me të majtën, duke e vendosur sferën në cepin e portës për të vulosur tripletën dhe rezultatin përfundimtar 3-0.
Përveç triumfit të Argjentinës, kjo ishte edhe një mbrëmje historike për Messin. Me tre golat ndaj Algjerisë, legjenda argjentinase barazoi rekordin e Miroslav Kloses si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.
REZULTATI:
Argjentinë 3-0 Algjeri
Messi 17’, 60’, 76’

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani , kryeqyteti i pingpongut ballkanik nga 24-28 qershor 2026

NGA FATMIR POPJA ELBASAN ,19 qershor 2026/Albania Express News/Nga data...

“Merkur.de”: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/- Me ujërat...