Dita e 16-të e protestës në Tiranë, nisin fjalimet para Kryeministrisë, nismëtarët: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’

TIRANË ,15 qershor 2026/Albania Express News/Ka nisur në Tiranë dita e 16-të e protestës jo-partiake.

“S’ka PD që na ndalon, ne po bëjmë revolucion”. Me këtë thirrje, si çdo ditë tjetër, qytetarët u mblodhën në shesh për të marshuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë edhe fjalimet e tyre.
Pas fjalimeve, qytetarët priten të marshojnë edhe në rrugët e kryeqytetit.

Njoftimi i nismëtarëve:
Marshimi nga sot do të jetë brenda unazës.
Marshimi nuk do të ndahet në grupe.
Marshimi nuk duhet të marrë drejtime spontane.
Orari i fillimit të marshimit është 20:30.
Marshimi lë gjithmonë një korsi bosh për emergjenca.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tyre me megafon, nismëtarët e protestës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen gjatë marshimit dhe të mos përsëriten incidentet e mbrëmshme.

“Marshimi është organizuar nga vetë të rinjtë, por nga sot do kujdesemi edhe për të për të shmangue incidentet e mbrëmshme. Nuk do të ketë më marshim jashtë ‘Unazës’, u shpreh aktivisti Kola.
“Ajo që ndodhi mbrëmë nuk do të përsëritet”, deklaroi një tjetër nismëtar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Gjurmë kohe”, një udhëtim në kujtesën dhe trashëgiminë elbasanase , promovohet libri i tetë i Ingrid Zaimit

ELBASAN, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Në mjediset...

Finalizohen dy faza të operacionit “The Wanted”, arrestohen në Rusi dhe Itali dy persona të kërkuar nga Shqi

TIRANË, 23 shtator 2026 /Albania Express News/- Policia e...

“Do të largohem kur të mos më duan më”/ Ronaldo nuk ka ndërmend të tërhiqet: Kam dy objektiva, 1000 golat dhe…

PORTUGALI ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Shumë menduan se...

Shqipëria drejt BE-së, Komisioni Europian gati të japë mbështetjen për anëtarësimin në 2027

TIRANË ,23 shtator 2026 /Albania Express News/-Komisioni Evropian po...