Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

FIER ,15 qershor 2026/Albania Express News/Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë.

Në përplasje janë përfshirë dy automjete, një Range Rover dhe një Mercedes. Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me tre autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Fierit.
Sipas burimeve jozyrtare, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe një varg të gjatë automjetesh në këtë segment rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Historia e familjes Falo që mbajti gjallë historinë e Voskopojës,një derë, pesë shekuj dhe katër breza

Nga BUJAR QESJA – Mjeshtër i Madh VOSKOPONJË ,08 gusht...

Nga Vlora te Ceuta: a ka harruar Evropa se “ata janë njerëz”?

EUROPË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Evropa përjetoi...

Punëdhënësit me mbi 125 punonjës do të kenë kuota për punësimin e grupeve të veçanta

TIRANË ,07 gusht 2026 / Albania Express News/-Projektligji për...