Nga Bulevardi, 21 Dhjetori e sërish te Kryeministria/ Protestuesit ‘paralizojnë’ qarkullimin në Tiranë, marshojnë nëpër akset kryesore dhe futen mes makinave

TIRANË ,10 qershor 2026/Albania Express News/Pas qëndrimit për gati tre orë në Bulevard, protestuesit kanë vijuar mbrëmjen me një marshim nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Marshimi ka nisur nga Bulevardi, për të vijuar më pas pranë Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës. Më tej, protestuesit kanë kaluar pranë Torre Drinit, duke vazhduar rrugën drejt zonës së Nëntë-Katësheve dhe Hotel Tiranës.
Protestuesit janë futur mes makinave, ku shoferët në shenjë solidarizimi i kanë ‘përshëndetur’ duke u rënë borive.

Më pas, ata kanë vijuar në aksin Rruga e Kavajës-Myslym Shyri, për të kaluar më tej në zonën e 21 Dhjetorit dhe Komunës së Parisit. Marshimi ka vazhduar drejt Sheshit Wilson dhe zonës së Librit Universitar.

Në përfundim të itinerarit, protestuesit janë drejtuar pranë Presidencës, e më pas duke ‘u stacionuar’ sërish para Kryeministrisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria përmes syve të turistëve të huaj: Një vend i mrekullueshëm, Tirana mbresëlënëse

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Turistë nga vende...

Edi Rama merr pjesë në Samitin e Euro News për turizmin në Bruksel

TIRANË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...