Nga administrata publike , deputet i PS për Qarkun e Elbasanit ,Adi Qose feston 34-vjetorin mes karrierës së shkëlqyer politike dhe urimeve të shumta

ELBASAN ,10 qershor 2026/Albania Express News/Deputeti socialist i Qarkut Elbasan, Adi Qose, feston sot ditëlindjen e tij të 34-t, duke marrë urime të shumta nga kolegë, miq dhe qytetarë.

Në një mesazh të shkurtër të publikuar në rrjetin e tij social facebook, Qose ka falënderuar të gjithë ata që i kanë përcjellë urimet në këtë ditë të veçantë:

“Ju falenderoj të gjithëve për urimet! You made my day! 34 🎂🥂🫶”

Një karrierë e gjatë në administratën publike dhe strukturat drejtuese

Para angazhimit të tij parlamentar, Adi Qose ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme në administratën vendore dhe qendrore:
• Drejtor, DVASHK Elbasan (nëntor 2023 – vazhdim)
• Drejtor, DPSHTRR Elbasan (dhjetor 2021 – nëntor 2023)
• Nënkryetar, Bashkia Elbasan
• Drejtor Kabineti, Bashkia Elbasan (gusht 2019 – shtator 2020)
• Drejtor Kontrolli / Drejtues Grupi, Ministria e Infrastrukturës – Task Forca e Transportit Rrugor (2018–2019)
• Ekonomist, Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve Elbasan (2015–2018)

Formimi akademik dhe aftësitë profesionale

Qose ka përfunduar studimet në Administrim Biznesi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, si dhe ka ndjekur studime master në Tirana Business University.

Ai zotëron gjithashtu certifikime ndërkombëtare si MET dhe TOEIC, si dhe trajnime në fushën e IT dhe menaxhimit.

 

Angazhimi politik

Në strukturat e Partia Socialiste e Shqipërisë, Adi Qose ka mbajtur disa role organizative dhe drejtuese ndër vite, përfshirë:
• Kryetar i FRESSH Elbasan
• Sekretar i Përgjithshëm i FRESSH
• Anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS
• Delegat në disa kongrese të PS-së
• Koordinator Digjital dhe Koordinator i Diasporës për Qarkun Elbasan

Një figurë aktive në administratë dhe politikë

Me një profil të ndërtuar në administratë publike, menaxhim dhe angazhim politik, Adi Qose mbetet një nga figurat e njohura të brezit të ri në strukturat socialiste në Qarkun Elbasan, duke vijuar aktivitetin e tij institucional dhe politik.

Në këtë ditë të veçantë, edhe Albania Express News i përcjell urimet më të përzemërta deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Adi Qose, duke i uruar shëndet, suksese dhe arritje të mëtejshme në angazhimin e tij publik dhe politik. Redaksia vlerëson kontributin e tij në administratë dhe jetën aktive parlamentare, duke i uruar vijim të mbarë në përmbushjen e detyrave ndaj qytetarëve dhe Qarkut Elbasan.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME