Kryeministri Edi Rama: Milot-Balldren do t’i japë një shtysë të re turizmit dhe ekonomisë në veri të vendit

TIRANË, 10 qershor 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “për Shkodrën, Lezhën dhe gjithë veriun, nisja e punës për aksin Milot-Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e zonës”.

“Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do t’i japë një shtysë të re turizmit, biznesit dhe ekonomisë në Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriun e vendit”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kompania “Salillari” është shpallur fituese e procedurës për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në veri të vendit dhe pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian.

Aksi Milot-Balldren konsiderohet një segment strategjik i rrjetit kombëtar rrugor dhe lidhet drejtpërdrejt me investimet e tjera që qeveria po zbaton në veri të Shqipërisë për përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Gjurma e propozuar e rrugës Milot-Balldren ka një gjatësi prej 17 km dhe fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentin Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë-Shkodër, në Balldren.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksidentohet kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, rrëzohet nga biçikleta

GREQI ,11 gusht 2026/Albania Express News/- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis,...

MZSH Belsh, përherë në krye të detyrës: Përkushtim dhe gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo sfide

BELSH  ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Përballja me situatat emergjente...