“Kur Kushner dhe Ivanka erdhën këtu, s’dihej nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë”, Rama gazetarëve të BE: Unë jam kryeministër, dua që çdo projekt të bazohet në fakte

TIRANË,9 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë të Bashkimit Europian, të cilët kanë mbërritur në vendin tonë, ku në fokus të pyetjeve ishte investimi në Zvërnec i lidhur me Jared Kushner.

Gjatë përgjigjeve të tij, Rama theksoi se vlerësimi i çdo projekti duhet të bëhet mbi bazën e fakteve dhe rezultateve konkrete, jo mbi emrat apo lidhjet politike të investitorëve. Ai vlerësoi se një pjesë e vëmendjes që protesta ka marrë jashtë kufijve të Shqipërisë lidhet me emrin e Donald Trump.
“Arsyeja pse bota është kaq e entuziazmuar për këtë është për shkak të Trumpit, sepse nuk besoj se flamingot në Shqipëri do të kishin bërë një trazim kaq të madh. Por kjo nuk ka të bëjë me Trumpin. Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë.

Për mua, ata nuk ishin familja e Trumpit, por investitorë që donin të ndërtonin në Shqipëri. Mua më thonë se jam njeriu i Sorosit, tani më thonë se jam njeriu i Kushnerit. Gjeni vetë se kush jam!
Unë jam kryeministri i vendit dhe dua që çdo projekt të bazohet në fakte. Përgjigjja do të jepet përmes vetë projektit: nëse projekti do të japë përgjigjen e duhur, do të vazhdojë; nëse jo, do të duhet të ndryshohet”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME