“Bekim për vendin”/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një pronë private, qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje

TIRANË,9 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama është zotuar se do të vazhdojë me projektin në Zvërnec.

Në një intervistë për Al Jazeera-n, Rama e ka përshkruar zhvillimin si një mundësi të madhe investimi, duke hedhur poshtë pretendimet se qeveria po shet tokë publike.
“Ekziston pyetja nëse ky projekt do të realizohet apo jo. Ky është një bekim për vendin. Një investim prej 4 miliardë eurosh në një vend që ka një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 27 miliardë eurosh flet vetë.

Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe debat në mbarë botën, bëhet fjalë për një pronë private. Nuk bëhet fjalë për toka publike që qeveria shqiptare po i jep apo po e shet vendin. Është një pronë private.
Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë lidhje”, u shpreh Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Numërimi drejt fundit në Kosovë, KQZ pret mbylljen e procesit, mbi 100 mijë vota nga diaspora

TIRANË ,9 qershor 2026/Albania Express News/Në pesë komuna ka...

Marta Kos: Dritarja e zgjerimit është e hapur për Ballkanin

SOFJE ,9 qershor 2026/Albania Express News/Këshilli për Bashkëpunim Rajonal...