Konferenca Ipeshkvnore apel politikës: Dëgjoni zërin e qytetarëve, zgjidhjet të gjenden përmes dialogut dhe demokracisë

TIRANë ,9 qershor 2026/Albania Express News/Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, qytete të tjera të vendit dhe në diasporë, duke bërë thirrje që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe që zgjidhjet të gjenden përmes dialogut politik dhe mekanizmave demokratikë.

Në deklaratën e saj, Konferenca Ipeshkvnore thekson se çdo projekt zhvillimi duhet të respektojë mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtën e pronësisë së qytetarëve. Duke iu referuar edhe mësimeve të Papa Françeskut në enciklikën “Laudato Si’”, Kisha nënvizon rëndësinë e transparencës, konsultimit me komunitetet lokale dhe shmangies së vendimmarrjeve të paqarta që mund të dëmtojnë interesin publik.

Ipeshkvijtë vlerësojnë se pjesëmarrja e gjerë e të rinjve dhe familjeve në protestat e fundit ka nxjerrë në pah një pakënaqësi të dukshme ndaj sistemit aktual politik. Sipas tyre, Kisha nuk ka rol të japë zgjidhje politike, por të ndihmojë në orientimin e ndërgjegjeve, ndërsa përgjegjësia për të dëgjuar dhe adresuar shqetësimet e qytetarëve i takon politikës.

Në deklaratë theksohet se nuk mund të injorohet zëri i qytetarëve që kërkojnë më shumë mirëqenie, drejtësi dhe mundësi për të ardhmen e tyre. Konferenca Ipeshkvnore u bën thirrje qeverisë, opozitës dhe të gjithë aktorëve politikë të zgjedhin rrugën e dialogut, të japin përgjigje konkrete ndaj kërkesave të qytetarëve dhe të dëgjojnë veçanërisht të rinjtë, të cilët përballen me sfida të mëdha si emigrimi dhe humbja e shpresës për të ndërtuar jetën në Shqipëri.

Në përfundim, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë lutet për paqe, mirëkuptim dhe përgjegjësi politike, duke kërkuar që të gjitha palët të gjejnë zgjidhje brenda kornizave demokratike dhe në funksion të integrimit evropian të vendit. “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, mbyllet deklarata.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit, policia nis operacion kërkimi

LIBRAZHD,9 qershor 2026/Albania Express News/Dy turistë gjermanë, të apasionuar...

Përtej protestës dhe heshtjes

NGA NERTIL JOLE TIRANË ,9 qershor 2026/Albania Express News/Kur optimizmi...