Skena kaotike në aeroportin e Delhit, stuhia dëmton tre avionë. Punonjësit vrapojnë për të shmangur tragjedinë

INDI , 8 qershor 2026/Albania Express News/Momente paniku janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhi në Delhi të Indisë, kur një stuhi e papritur zhvendosi pajisje tokësore dhe i përplasi ato me avionë të parkuar, duke shkaktuar dëme në tre prej tyre.

Pamjet e publikuara tregojnë punonjësit e aeroportit duke vrapuar pas pajisjeve të rrëmbyera nga erërat e forta, në përpjekje për t’i ndalur dhe për të shmangur dëme të mëtejshme.
Sipas zyrtarëve të aeroportit, pajisjet e prekura, mes tyre një shkallë lëvizëse dhe mjete të përdorura nga ekipet e trajtimit në tokë dhe të mirëmbajtjes së kompanive Air India dhe IndiGo, u zhvendosën nga pozicionet e tyre për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe goditën avionët e parkuar.

Autoriteti që administron aeroportin, DIAL, bëri të ditur se tre avionët Airbus A320 të Air India të përfshirë në incident u nxorën menjëherë jashtë operimit për t’iu nënshtruar inspektimeve teknike dhe riparimeve të nevojshme.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vlerësojnë shkallën e dëmeve të shkaktuara nga stuhia.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shqipëria ngjitet në B, Italia jashtë çerekfinaleve! Liga e Kombeve hyn në fazën vendimtare

TIRANË , 16 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryeministri Rama do...

Shqipëria ngjitet në B, Italia jashtë çerekfinaleve! Liga e Kombeve hyn në fazën vendimtare

TIRANË , 16 nëntor 2026/Albania Express News/-Kuqezinjtë sigurojnë vendin...