Romani më i mirë në Panairin e Librit Shqip në Shkup i jepet Namik Dokles me “Asnjë trokitje në qiell”

SHKUP -RMV,7 qershor 2026/Albania Express News/Romani “Asnjë trokitje në qiell” i politikanit ,shkrimtarit dhe publicistit Namik Dokle është vlerësuar me çmimin për romanin më të mirë (prozën më të mirë) në Panairin e parë të Librit Shqip, i cili u zhvillua nga 4 deri më 7 qershor 2026 në sheshin Sheshi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu ” në Shkup.

Panairi, i organizuar për herë të parë, mblodhi autorë, botues dhe studiues të letërsisë shqipe nga të gjitha trevat, ndërsa juria e përbërë nga personalitete të njohura të fushës së letërsisë ndau çmimet kryesore në disa kategori, përfshirë prozën, poezinë, studimet, përkthimin dhe letërsinë për fëmijë.

Juria u kryesua nga akademiku Ali Aliu, me anëtarë Arta Marku dhe Behar Gjoka, të cilët vlerësuan nivelin e lartë të veprave të paraqitura në këtë edicion të parë të panairit.

Një tjetër vlerësim i rëndësishëm i aktivitetit ishte Çmimi i Karrierës, i cili iu akordua botuesit të njohur nga Kosova Abdullah Zeneli, për kontributin e tij të gjatë në promovimin e librit shqip dhe autorëve shqiptarë.

Pas marrjes së çmimit,z.Namik  Dokle u shpreh me mirënjohje për organizatorët e panairit, Komunën e Çairit dhe Institutin e Librit dhe Promocionit në Tiranë, si dhe për jurinë, duke kujtuar me nostalgji edhe vlerësimin e tij të parë letrar të marrë dekada më parë, nga një juri e drejtuar nga shkrimtari i madh Ismail Kadare.

Panairi i Librit Shqip në Shkup u konsiderua një ngjarje e rëndësishme kulturore që synon të kthehet në një traditë të përvitshme në hapësirën shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani ndahet në paqe me Bylisin në testin miqësor, Gvozdenoviç teston skuadrën para kampionatit

ELBASAN ,31 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani nuk shkoi...

”Forbes”: Shqipëria një ndër vendet më të mira në botë për të jetuar pas daljes në pension

TIRANË, 31 korrik 2026 /Albania Express News/ – Sipas...

Zjarri nuk “kursen” asgjë në Greqi, mijëra evakuime/ Turistët largohen me anije nga qyteti bregdetar i Kretës

GREQI, 31 korrik 2026/Albania Express News/-Qindra persona, kryesisht turistë,...

Gjithçka e kryer/ Mirlind Daku me klub të ri, sulmuesi shqiptar nuk lëviz nga Rusia

TIRANË , 31 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi i Kombëtares...