Vaksina që zhduk të gjitha tumoret/ Injeksioni “amivantamab” jep rezultate të papara te pacientët

BOTA,31 maj 2026/Albania Express News/Mjekët kanë përshëndetur rezultatet e një studimi të rrallë që tregojnë se një vaksinë kundër kancerit me veprim të trefishtë mund të zhdukë të gjitha tumoret tek pacientët raporton “The Guardian”.

Në një provë ndërkombëtare që përfshinte 11 vende, injeksioni iu ofrua pacientëve, kanceri i të cilëve ishte përhapur ose ishte rikthyer dhe sëmundja e të cilëve nuk kishte arritur t’i përgjigjej trajtimeve të tjera.
Injeksioni, i quajtur “amivantamab”, tkurri tumoret e më shumë se një të tretës së pacientëve, me ndryshime dramatike të vërejtura brenda disa javësh. Tek 15 prej tyre, mjekët zbuluan se ilaçi i kishte shkrirë plotësisht tumoret e tyre.
Kevin Harrington, profesor i terapive biologjike të kancerit në Institutin e Kërkimeve të Kancerit në Londër, tha se “Këto janë përgjigje të forta dhe të paprecedentë tek pacientët, sëmundja e të cilëve është bërë rezistente si ndaj kimioterapisë ashtu edhe ndaj imunoterapisë.”
Harrington shtoi se “Ky trajtim ka potencialin t’u sjellë dobi mijëra pacientëve çdo vit.”
Rezultatet do të prezantohen këtë të diel në Çikago në konferencën më të madhe botërore për kancerin, takimin vjetor të Shoqërisë Amerikane të Onkologjisë Klinike.
Vaksina u testua te 102 pacientë me kancer të kokës dhe qafës. Tumoret u tkurrën ose u zhdukën plotësisht te 43 pacientë, përfshirë 28 pacientë me tumore që u tkurrën ndjeshëm dhe 15 pacientë që i panë ato të zhdukeshin plotësisht.
Studiuesit thanë se injeksioni kishte treguar rezultate të ngjashme edhe tek pacientët me kancer të mushkërive. Amivantamabi, i zhvilluar nga Johnson & Johnson, tani po vlerësohet në rreth 60 prova klinike, kryesisht për kancerin e mushkërive, por edhe për kancerin kolorektal, të trurit dhe të stomakut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sali Berisha: Me Ramën nuk ka integrim

TIRANË, 31 maj 2026/Albania Express News/Kryetari i Partisë Demokratike,...

Luis Hasa, talenti me origjinë nga Peqini që la Italinë për Shqipërinë mesfushori që vlen miliona dhe premton të ardhme të madhe me...

NGA FATMIR POPJA TIRANË,31 maj 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare vazhdon...