Armando Broja mes zhgënjimit dhe kritikave të forta në Angli, sulmuesi shqiptar renditet mes transferimeve më të dështuara të sezonit

ANGLI,30 maj 2026/Albania Express News/Sezoni 2025-2026 po mbyllet në mënyrën më të vështirë të mundshme për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk arriti të gjejë hapësirat dhe vazhdimësinë që priste te Burnley, ndërsa skuadra angleze tashmë ka rënë nga kategoria, duke e kthyer këtë edicion në një periudhë për t’u harruar si për klubin ashtu edhe për futbollistin shqiptar.

Problemet për 24-vjeçarin nuk kanë qenë të pakta. Dëmtimet e shpeshta i ndërprenë ritmin dhe nuk e lejuan të tregonte potencialin e tij të plotë, por pengesa më e madhe mbeti mungesa e besimit nga trajnerët. Fillimisht nën drejtimin e Scott Parker dhe më pas me Michael Jackson, Broja e pa veten shpeshherë të ulur në stol, ndërsa në disa ndeshje nuk ishte as pjesë e skuadrës, duke përfunduar në tribunë.

Në një sezon ku pritej të ishte një nga armët kryesore të Burnleyt në repartin ofensiv, sulmuesi shkodran nuk arriti të fitojë statusin e titullarit dhe minutat në fushë mbetën të pakta. Kjo situatë ka reflektuar edhe në vlerësimet e mediave britanike.

Së fundmi, prestigjiozja “The Athletic” ka publikuar renditjen e 50 transferimeve më zhgënjyese të sezonit në futbollin anglez, ku emri i Armando Brojës figuron mes lojtarëve që nuk përmbushën pritshmëritë. Një vlerësim i ashpër për sulmuesin kuqezi, i cili kishte mbërritur me shumë pritshmëri, por që nuk arriti të lërë gjurmë në kampionat.

Madje, në këtë listë Broja renditet përpara disa emrave të njohur të futbollit evropian, si Alexander Isak, Liam Delap dhe Randal Kolo Muani, çka tregon nivelin e zhgënjimit që ka shkaktuar aventura e tij te Burnley.

Megjithatë, pavarësisht këtij sezoni të vështirë, Broja mbetet një nga talentet më të rëndësishëm të futbollit shqiptar. Në moshën 24-vjeçare ai ka ende kohën dhe mundësinë për të rilançuar karrierën, ndërsa merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij. Një ndryshim ambienti dhe më shumë besim mund të jenë çelësi që sulmuesi shqiptar të rikthehet në nivelin që tregoi disa sezone më parë dhe të lërë pas një vit që ka sjellë më shumë zhgënjim sesa buzëqeshje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjermania mbështet Shqipërinë me impiant të ri për çaktivizimin e armëve ilegale

TIRANË, 30 maj 2026 /Albania Express News/ Gjermania ka...

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut, 15% e organeve vijnë nga Diaspora. Neni “Basha” dhe Primaret nuk preken

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Partia Demokratike po mban sot...

Putin nis programin gjigant për “zgjatjen e jetës”, 26 miliardë dollarë për kërkime mbi plakjen dhe pavdekësinë

RUSI,30 maj 2026/Albania Express News/Presidenti rus Vladimir Putin ka...