Axios: SHBA-ja dhe Irani bien dakord të zgjasin armëpushimin me 60 ditë, pritet miratimi i Trump

SHBA,28 maj 2026/Albania Express News/Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një marrëveshje mbi një memorandum mirëkuptimi për të zgjatur armëpushimin me 60 ditë dhe për të filluar negociatat mbi programin bërthamor të Iranit, raporton Axios.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar për marrëveshjen e propozuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa negociatat mes dy vendeve duket se kanë hyrë në një fazë vendimtare mes tensioneve të forta në Lindjen e Mesme.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan të cituar nga gazetari i Axios, Barak Ravid, Trump u ka bërë të ditur ndërmjetësve se dëshiron edhe disa ditë kohë për të shqyrtuar detajet e marrëveshjes para se të marrë një vendim përfundimtar.

“Presidenti u përcolli ndërmjetësve se dëshiron disa ditë për të menduar për këtë para se të marrë një vendim përfundimtar”, tha zyrtari amerikan.
Zhvillimet vijnë në një moment tensioni të ri mes Uashingtonit dhe Teheranit. Situata u përshkallëzua pasi Irani reagoi ndaj sulmeve amerikane mbi një strukturë ushtarake pranë aeroportit Bandar Abbas, duke goditur një bazë ajrore amerikane, që sipas raportimeve ndodhet në Kuvajt.
Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kishin kryer “sulme mbrojtëse”, duke pretenduar se objektivi iranian përbënte kërcënim për trupat amerikane dhe për anijet tregtare që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.
Sipas Axios, memorandumit që po diskutohet i atribuohet një rëndësi e madhe diplomatike dhe nënshkrimi i tij do të përbënte zhvillimin më të rëndësishëm që nga nisja e konfliktit mes palëve. Megjithatë, burimet amerikane theksojnë se një marrëveshje përfundimtare për programin bërthamor iranian do të kërkonte negociata edhe më intensive dhe kompromise të reja nga të dyja palët.
Zyrtarët amerikanë pretendojnë se kushtet kryesore të marrëveshjes janë dakordësuar që prej së martës, por si Uashingtoni ashtu edhe Teherani duhet të marrin miratimin përfundimtar nga udhëheqjet politike përkatëse.
Sipas të njëjtave burime, pala iraniane ka bërë me dije se ka siguruar aprovimin e nevojshëm dhe është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen, megjithëse deri tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane.
Ndërkohë, negociatorët amerikanë kanë informuar Trump për të gjitha detajet e draftit final, ndërsa presidenti amerikan ka kërkuar kohë shtesë për të analizuar marrëveshjen dhe pasojat që ajo mund të ketë për politikën amerikane në Lindjen e Mesme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Anja Cullhaj e gjimnazit “Dhaskal Todri” shpallet “Moderatorja më e mirë” në “Maratona Rinore 2026”

ELBASAN,28 maj 2026/Albania Express News/Në edicionin e 30-të të...

Kukësi triumfon ndaj Butrintit në ndeshjen shtesë të play-out, siguron qëndrimin në Kategorinë e Parë

KUKËS,28 maj 2026/Albania Express News/Kukësi ka arritur të mbetet...

Presidenti i Këshillit Europian konfirmon vizitën në Shqipëri, Antonio Costa do të takohet me Ramën më 2 qershor në Tiranë

BRUKSEL,28 maj 2026/Albania Express News/Presidenti i Këshillit Europian, Antonio...

Nga ëndrra e titullit te realiteti i hidhur shkodran / Heshtje në çdo cep të qytetit, Vllaznia zhgënjen tifozët

SHKODËR,28 maj 2026/Albania Express News/Në Shkodër ka rënë heshtja....