Gjendet në Itali thesari i Matteo Messina Denaros, sekuestrohen 200 milionë euro “droge” të ish-bosit të Cosa Nostras

ITALI,28 maj 2026/Albania Express News/Një operacion i madh ndërkombëtar i koordinuar nga Prokuroria Antimafia së Palermos ka çuar në sekuestrimin e një pasurie që kalon vlerën e 200 milionë eurove, e dyshuar si pjesë e fitimeve nga trafiku i drogës së organizatës mafioze, Cosa Nostra.

Sipas hetuesve, fondet janë të lidhura me aktivitetet kriminale të dekadave të kaluara dhe me rrjetin financiar të ndërtuar nga ish-bosi Matteo Messina Denaro, i cili për vite me radhë drejtoi strukturat e mafies siciliane.
Paratë e përshkruara si “thesari i drogës”, ishin “copëtuar” e shpërndarë në kompani të ndryshme në nëntë vende të ndryshme, përfshirë struktura offshore në zona si Ishujt Kajman, Luksemburgu, Monako, Zvicër dhe Gjibraltar.

Hetimet zbuluan një skemë komplekse të pastrimit të parave, ku fondet kalonin përmes dhjetëra shoqërive tregtare për të humbur gjurmët e origjinës së tyre.
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar janë arrestuar tre persona, të akuzuar për pastrim parash me origjinë kriminale dhe për favorizim të aktiviteteve mafioze.
Autoritetet italiane e konsiderojnë këtë një nga goditjet më të rëndësishme ndaj rrjeteve financiare të Cosa Nostra-s në vitet e fundit, duke theksuar se hetimet për pasurinë e mafias vazhdojnë ende në disa vende europiane, ndërsa 200 milionë eurot konsiderohen vetëm një pjesë e thesarit të saj…

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani blindon Ivan Gvozdenoviç, verdheblutë vazhdojnë projektin deri në 2027!

ELBASAN,29 maj 2026/Albania Express News/ AF Elbasani ka hedhur një...

Nuk u ftua nga Maran te ekipi përfaqësues i Shqipërisë, reagon Ernest Muçi dhe tregon arësyen e vërtetë

TURQI,28 maj 2026/Albania Express News/Ernest Muçi ka reaguar zyrtarisht...

LAJMI I FUNDIT/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

TIRANË,28 maj 2026/Albania Express News/Gjykata e Lartë ka rrëzuar...