“Finale” për titullin Kampion/ AF Elbasani të dielën zbarkon në “Air Albania”, Gvozdenoviç: Do luftojmë deri në fund ndaj Dinamo City

NGA FATMIR POPJA

ELBASAN,23 maj 2026/Albania Express News/Në prag të një prej sfidave më të rëndësishme të sezonit, AF Elbasani këtë fundjavë po i jep dorën e fundit përgatitjeve për përballjen vendimtare ndaj Dinamo City, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në Air Albania Stadium. Një duel që pritet me interes të madh nga tifozët verdheblu, pasi rezultati i kësaj ndeshjeje mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në fatet e skuadrës sa i përket garës për titullin kampion.

Atmosfera në kampin elbasanas duket e përqendruar maksimalisht, ndërsa stafi teknik dhe futbollistët janë të vetëdijshëm për peshën që mbart kjo sfidë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenoviç vlerësoi kundërshtarin, duke theksuar se Dinamo City mbetet një skuadër me cilësi dhe eksperiencë, por nënvizoi se Elbasani do të futet në fushë vetëm për fitore.

Sipas teknikut verdheblu, skuadra ka punuar me intensitet gjatë gjithë javës për të korrigjuar gabimet dhe për të rikthyer energjinë pozitive në grup, sidomos pas paraqitjes zhgënjyese në ndeshjen e fundit ndaj KF Egnatia. Gvozdenoviç kërkoi nga ambienti sportiv dhe tifozët që të mos harrohet ecuria shumë e mirë që AF Elbasani ka zhvilluar gjatë këtij sezoni, duke kujtuar se një ndeshje e dobët nuk mund të zbehë punën dhe sakrificat e bëra përgjatë gjithë kampionatit.

Trajneri Gvozdenoviç pranoi gjithashtu se skuadra ka kaluar një periudhë të vështirë në katër javët e fundit, ku rezultatet nuk kanë qenë ato të pritshmet. Megjithatë, ai u shpreh se grupi mbetet i bashkuar dhe i motivuar për të reaguar pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit. Sipas tij, këto momente janë pjesë e futbollit dhe skuadra duhet të tregojë karakter për të rikthyer formën dhe besimin.

Një lajm pozitiv për Elbasanin lidhet edhe me gjendjen e portierit Martin Janaçek dhe kapitenit Bruno Lulaj. Gvozdenoviç bëri të ditur se të dy lojtarët kanë shanse reale për të qenë në fushë ndaj Dinamos, çka do të ishte një shtysë e rëndësishme për skuadrën në një ndeshje me peshë të jashtëzakonshme.

Tashmë gjithçka është gati për supersfidën e nesërme në “Air Albania”, aty ku AF Elbasani do të kërkojë të rikthehet tek rezultatet pozitive dhe të mbajë gjallë ëndrrën për titullin kampion, ndërsa tifozët verdheblu pritet të jenë si gjithmonr të shumtë në mbështetje të skuadrës së tyre në këtë moment vendimtar të sezonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk shkoi as në dasmën e të birit, Axios: Trump po përgatit sulmin final kundër Iranit

SHBA,23 maj 2026/Albania Express News/Donald Trump po përgatit goditjen...

Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në moshën 84-vjeçare

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Ka ndërruar jetë në moshën...