Dede Ahmet Myftar Ahmataj ,udhërrëfyesi i urtësisë dhe dritës që nuk shuhet në kujtesën e kombit

Rubrika: “Mirënjohje dhe Fisnikëri”

Nga Anila Ahmataj

Vlorë,23 maj 2026/Albania Express News/U bë disa vite që kjo rubrikë u kushtohet njerëzve të veçantë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën tonë shpirtërore dhe kombëtare.

Dede Ahmet Myftar Ahmataj lindi më 22 shkurt 1916 në fshatin Brataj dhe u nda nga jeta më 10 korrik 1980.

Ka njerëz që nuk i përkasin vetëm një kohe, por bëhen pjesë e përjetësisë së shpirtit të një kombi. Një figurë e tillë ishte Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Dede Ahmet Myftar Ahmataj .

Ai ishte njeriu i urtësisë së thellë, që e ngriti shërbimin ndaj Zotit dhe njerëzimit në një nivel të lartë përkushtimi shpirtëror. Nuk ishte thjesht një udhëheqës fetar, por një burim paqeje, përulësie dhe drite njerëzore. Fjala e tij ishte e qetë, por e fuqishme; e thjeshtë, por depërtuese në zemrat e besimtarëve.

Në jetën e tij të thjeshtë, por me madhështi shpirtërore, ai mbeti gjithmonë pranë njerëzve në nevojë, pranë hallexhinjve dhe atyre që kërkonin shpresë në kohë të vështira. Ishte një derë e hapur për këdo që kërkonte ngushëllim dhe besim.

Në periudha të vështira për fenë, kombin dhe shpirtin njerëzor, ai mbajti gjallë flakën e besimit dhe të shpresës, duke udhëhequr me urtësi, dinjitet dhe përulësi të rrallë, pa kërkuar kurrë lavdi për veten, por duke ia kushtuar jetën Hakut dhe njerëzve.

Për kombin shqiptar, Dede Ahmet Myftar Ahmataj mbetet një figurë monumentale e shpirtit dhe identitetit kombëtar. Ai është shembull i rrallë se madhështia e njeriut nuk matet me pushtet, por me mirësinë dhe dritën që lë pas.

Për familjen Ahmataj, në të cilën bëj pjesë edhe unë, emri i Tij nuk është vetëm krenari gjaku, por një amanet drite dhe përgjegjësie morale e shpirtërore. Është trashëgimi e shenjtë që na kujton çdo ditë se fisnikëria e vërtetë është të jetosh me ndershmëri, përulësi dhe dashuri për njerëzit.

Edhe sot, dekada pas largimit të Tij fizik, figura e Dede Ahmet Myftar Ahmataj vazhdon të jetojë si një lis i shenjtë në kujtesën e bektashinjve dhe të gjithë shqiptarëve që dinë të vlerësojnë njerëzit e mëdhenj. Sepse njerëzit e dritës nuk vdesin kurrë — ata jetojnë në lutje, në kujtime dhe në bekimet që lënë pas.

Me përulje të thellë shpirtërore, nderojmë sot figurën e Tij të ndritur:Lavdi jetës dhe veprës së Shenjtorit Dede Ahmet Myftar Ahmataj!Bekimet e Tij qofshin mbi çdo vatër shqiptare.

Drita e Tij ndriçoftë zemrat tona përgjithmonë. 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Finale spektakolare me emocione dhe rivalitet në edicionin e katërt të “Ekipeve Sportive në Shkolla”

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Atmosferë elektrizuese, emocione të forta...

Kryeministri Rama publikon pamje nga vizita në Tokio: Mikpritje e veçantë dhe respekt për Shqipërinë

JAPONI,23 maj 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka ndarë...

Rrëfimi ekskluziv i artistit Ergi Teta nga Dorëzi i Librazhdit , i cili po shkëlqen në artin e të gdhendurit në dru dhe...

INTERVISTOI FATMIR POPJA LIBRAZHD,23 maj 2026/Albania Express News/Në një kohë...