BE hap rrugën për Konferencën Ndërqeveritare më 26 maj: Shqipëria vlerësohet “në rrugën e duhur”, por kërkohen reforma të thella në media, drejtësi dhe ekonomi

BRUKSEL,22 maj 2026/Albania Express News/Ambasadorët e 27 vendeve të BE sapo kanë miratuar draftin e përkohshëm të EUCP-së dhe është konfirmuar një Konferencë Ndërqeveritare më 26 maj, në orën 19:00.

Takimi i tetë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 26 maj 2026 në Bruksel.
Takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupkapitullin e parë ‘Bazat’, duke përfshirë funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.

BE pranon se Shqipëria ka konsoliduar institucionet demokratike dhe ka kuadër ligjor për zgjedhje demokratike, por kërkon përmirësime në legjislacionin zgjedhor dhe transparencën parlamentare.
Raporti thekson se Shqipëria duhet të përmirësojë ndjeshëm lirinë e medias, transparencën e pronësisë së mediave dhe mbrojtjen e gazetarëve nga sulmet. BE vlerëson bashkëpunimin e Shqipërisë me Europol, Frontex dhe shtetet e BE-së kundër krimit të organizuar.
Nga ana tjetër kërkohet rritje e rezultateve në luftën kundër trafikut të drogës, pastrimit të parave, trafikut të qenieve njerëzore, armëve dhe krimit kibernetik. Raporti kërkon gjithashtu kontroll më të fortë të kufijve dhe përafrim të plotë të politikës së vizave me BE-në.
Sipas vendeve anëtare të BE në këtë raport, Shqipëria është “në rrugën e duhur” për t’u bërë ekonomi funksionale tregu, por problemet me informalitetin, pronat dhe administratën vazhdojnë të pengojnë zhvillimin.Raporti kërkon reformim më të thellë të administratës publike, rritje të transparencës dhe përmirësim të shërbimeve digjitale për qytetarët.

 

 

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajn do të përfundoni si dasmë lagjeje

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kreu i grupit...

Aplikimi për në universitete në tre raunde, procesi nis në 27 korrik

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/ -Maturantët që synojnë...

Festë për Xhakën me shokë në Vancouver, Zvicra kalon me penallti Kolumbinë dhe gjen Argjentinën në çerekfinale

BOTËRORI 2026 ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Zvicra ka siguruar...