Edi Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio: Eksplorojmë mundësi sesi mund të afrohemi me Japoninë

JAPONI, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryeministri Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Japoni, u mirëprit sot në një ceremoni të veçantë me Gardë Nderi nga kryeministrja japoneze Sanae Takaichi.

Në nisje të takimit, kryeministri Rama falënderoi për mikpritjen e paharrueshme që iu rezervua, ndërsa theksoi se marrëdhënia Shqipëri-Japoni bazohet tek vlera dhe parime të përbashkëta për botën në të cilën dy vendet dëshirojnë të jetojnë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë vlerësoi kryeministren e Japonisë për mikpritjen, duke e cilësuar ceremonisë si “shumë të veçantë”.

“E nderuar Kryeministre! Së pari më lejoni t’Ju falënderoj për mikpritjen Tuaj, të cilën nuk do ta harroj, dhe gjithashtu kam dëshirë të them se kam patur mundësinë të jem pjesë e shumë ceremonive, por kjo ceremoni e sotmja ka qenë shumë e veçantë”, tha Rama.

Rama tha se kjo ishte vizita e tij e dytë në Japoni në një kohë relativisht të shkurtër dhe shtoi se “me shumë kënaqësi presim fuqizimin e kësaj marrëdhënieje”.

“Marrëdhënia Japoni-Shqipëri është në marrëdhënie e cila është e bazuar tek vlerat dhe tek parime të përbashkëta për botën në të cilën ne dëshirojmë të jetojmë. Dhe po, është e vërtetë që e kam parë strategjinë e Indo-Paqësorit dhe e mbështesim atë plotësisht, ashtu siç mbështesim plotësisht të gjithë përmbajtjen e kësaj strategjie. Dhe për këtë arsye me shumë kërshëri ne presim që të eksplorojmë mundësi të ndryshme sesi mund të afrohemi me Japoninë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë e ftoi kryeministren japoneze që të marrë pjesë në samitin e NATO-s që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027.

“Dëshiroj t’u them dhe paraprakisht që vitin e ardhshëm në Tiranë ne do të organizojmë samitin e NATO-s dhe për këtë arsye kam kënaqësinë e veçantë t’Ju ftoj të merrni pjesë në atë samit. Dhe në fakt, kur të vini do të jetë dhe rasti i parë kur një kryeministër apo kryeministre të vizitojë Shqipërinë në një vizitë shtetërore dhe do të ishte kënaqësi që t’ju mikprisnim dhe në njëfarë mënyrë “të marrim hak”, për këtë mikpritje kaq të ngrohtë që ju na keni ofruar dhe na ka lënë mbresa”, tha Rama.

Rama shtoi se me “shumë dëshirë pres bashkëbisedimin”, duke iu referuar takimit me delegacionet.

Po ashtu, në deklaratën hyrëse, kryeministri Rama përgëzoi homologen japoneze për fitoren në zgjedhje.

“Para se ta mbyll më lejoni t’Ju përgëzoj për fitoren Tuaj fantastike dhe është mbresëlënëse që shikojmë një grua në krye të qeverisë me të gjithë të tjerët që janë burrat në kabinetin e saj, jeni e dyta pas ish-kryeministres së Britanisë, të ndjerës Margaret Thatcher. Faleminderit shumë, një urim për ju dhe popullin tuaj!”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...