Festë madhështore në Seferan të Belshit, “Festa e Afërditës” bashkon shkollat e Dumresë në një atmosferë plot art, kulturë , sport dhe emocione

BELSH,22 maj 2026/Albania Express News/Një atmosferë festive, plot ngjyra, muzikë dhe emocion ka pushtuar të premten Seferanin e Belshit në kuadër të “Festës së Afërditës”,një  aktivitet i veçantë kulturor dhe sportiv i organizuar dhe i mbështetur nga bashkia Belsh i cili mblodhi së bashku të gjitha shkollat e ZVAP Belsh në një organizim mbresëlënës pranë liqenit piktoresk të Seferanit.

Aktivitetet nisën në paraditen e së enjtes në ambientet e amfiteatrit pranë liqenit, ku dhjetëra nxënës, mësues, prindër dhe qytetarë u bënë pjesë e një feste të kthyer tashmë në simbol të bashkimit, kulturës dhe talentit rinor në zonën e Dumresë. Skena e hapur buzë natyrës së mrekullueshme u shndërrua në një spektakël të vërtetë artistik, ku të rinjtë interpretuan këngë moderne dhe tradicionale, valle popullore, recitime poetike, skeçe humoristike dhe performanca të ndryshme artistike që u pritën me duartrokitje të shumta nga publiku.

Sipas Drejtorit të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar të Bashkisë Belsh, z. Durim Uruçi, kjo festë ishte një dëshmi e gjallë e energjisë, talentit dhe bashkëpunimit mes nxënësve dhe mësuesve të të gjitha shkollave të zonës.

Ai vlerësoi angazhimin e të rinjve dhe theksoi se aktivitete të tilla jo vetëm promovojnë artin dhe kulturën, por edhe forcojnë frymën e bashkëpunimit, respektit dhe harmonisë në komunitet.

Nxënësit sollën në skenë energji të jashtëzakonshme, buzëqeshje dhe interpretim plot pasion, duke e bërë atmosferën elektrizuese gjatë gjithë aktivitetit.
Vallet tradicionale me motive popullore, këngët e interpretuara live dhe performancat artistike krijuan emocione të forta tek të pranishmit, ndërsa shumë prej pjesëmarrësve e konsideruan këtë një nga aktivitetet më të bukura të zhvilluara në zonë.

Pjesëmarrja e gjerë e nxënësve dhe përkushtimi i mësuesve, prindërve dhe organizatorëve e kthyen “Festën e Afërditës” në një sukses të plotë, duke treguar edhe njëherë potencialin krijues dhe artistik të brezit të ri në Dumre.

Në përfundim të aktivitetit u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e garave dhe performancave më të spikatura, si një vlerësim për punën, talentin dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj feste.

Mes emocionesh, duartrokitjesh dhe atmosferës së ngrohtë festive, “Festa e Afërditës” në Seferan të Belshit u kthye në një ditë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit, duke përcjellë mesazhe pozitive të bashkimit, kulturës dhe fuqisë krijuese të të rinjve shqiptarë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...