“Së bashku, përfunduam një kapitull të bukur”/ I dha fund aventurës së tij me Shqipërinë, reagon Sylvinho: Faleminderit nga thellësia e zemrës

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Sylvinho ka reaguar me anë të një videomesazhi të postuar në rrjetet sociale sa i përket fundit të aventurës së tij me Shqipërinë.

Tekniku brazilian u shpreh se gjatë gati tre vite e gjysmë, ai dhe stafi i tij punuan jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend.
Ai gjithashtu nuk i kurseu dhe falënderimet, duke i uruar sukses në të ardhmen ekipit Kombëtar.

“Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht.
Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe mbështetësve të zjarrtë të ekipit kombëtar.
Që nga dita e parë, premtuam se nuk do të mungonte shpirti, zemra dhe puna e palodhur.
U uroj të gjithëve suksese të mëdha në të ardhmen dhe do të vazhdoj t’ju mbështes kudo që të jem. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime”, shkruan Sylvinho.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 3.700 vdekje shtesë në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Mijëra vdekje shtesë janë regjistruar në mbarë Europën pas...

Drama pas triumfit ndaj Meksikës, mesfushori anglez rrëzohet gjatë festës me tifozët dhe dërgohet me urgjencë në spital

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Fitorja spektakolare 3-2 e Anglisë ndaj...

Dosja “Partizani”, zbardhen diskutimet në sallë/ Ish-ministri Oketa: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend...