Pamje magjike nga mali i Korabit

TIRANË, 20 maj 2026 /Albania Express News/ Temperaturat e larta të majit dhe stina e pranverës nuk e kanë “zhveshur” akoma malin e Korabit nga petku i bardhë i dëborës së dimrit.

Ndërsa, lulet e shafranit të egër si një “tapet” i artë shtrihen nëpër pllajat e malit atje ku dëbora ka shkrirë tashmë krijojnë panoramë të veçantë të bukurive natyrore shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje të malit të Korabit, duke i konsideruar ato magjike.

Vargmali i Korabit ka shtrirje e gjerë natyrore me lëndina të pafundme, thyerje të relievit, maja malesh që të japin pamje në perspektivë të horizontit të pasosur, lartësi të mëdha që duket sikur je ngjitur në qiell dhe të gjitha këto shoqërohen nga lule të larmishme dhe faunë të pasur.

Itinerari i vargmalit të Korabit është shumë i larmishëm dhe fillon në Kërçin, Hinoskë, Rabdisht, Gramë, Radomirë.

Shtigjet mund të përshkohen në pesë ditë, por ka edhe shtigje njëditore ku mund të shijohen monumentet e kulturës me arkeologji, xhami dhe kisha në Maqellarë, stanet, kampingjet, shtëpitë pritëse e bujtinat në Radomirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...