Kryebashkiakët e qarkut Elbasan te “Territorialja”: Reforma e 2014-ës rriti investimet dhe cilësinë e shërbimeve

TIRANË ,13 maj 2026/Albania Express News/Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi sot (13 maj) një dëgjesë me kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan, ku u diskutua funksionimi i pushtetit vendor pas reformës territoriale të vitit 2014, sfidat e autonomisë financiare dhe mundësitë për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Në fjalën e tij, bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku u shpreh se dëgjesat po zhvillohen në nivel qarku për të mundësuar diskutime të hapura me drejtuesit vendorë mbi kompetencat, financat dhe funksionimin e qeverisjes vendore.

“Fokusi do të jetë te kompetencat e bashkive, funksionet e tyre, të ardhurat që ato mbledhin vetë, si dhe mënyra e funksionimit të qeverisjes vendore dhe përfaqësimit qytetar”, tha Mazniku.

Ndërkaq, bashkëkryetari Luçiano Boçi theksoi se kryetarët e bashkive janë elementi themelor i pushtetit vendor, dhe dëgjesat synojnë evidentimin e sfidave lidhur me shërbimet, përfaqësimin qytetar dhe autonominë financiare. Ai shtoi se shqetësimet e qytetarëve për largësinë e shërbimeve dhe mungesën e përfaqësimit ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe në fenomenin e shpopullimit.

“Ne duam të gjejmë përbashkësinë më të mirë të funksionalitetit të pushtetit vendor në raport me qytetarin. Pasoja më e dukshme është shpopullimi i Elbasanit dhe i Shqipërisë. Sipas të dhënave të INSTAT, vendi ndodhet në një trend negativ, dhe shpopullimi nuk është vetëm migrator, por edhe emigrator”, tha Boçi.

Gjatë dëgjesës, kryetarët e bashkive të qarkut Elbasan sollën shembuj të ndikimit pozitiv të reformës territoriale në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e investimeve lokale.

Kryebashkiaku i Belshit, Arif Tafani e cilësoi komunën e bashkuar si një nga rastet më të suksesshme të reformës: “Belshi, nga një zonë e panjohur, është kthyer në një destinacion turistik të rëndësishëm me mbi 250 mijë vizitorë në vit. Para vitit 2014 nuk bëhej fjalë për menaxhim mbetjesh apo mirëmbajtje të kanaleve kulluese dhe rrugëve bujqësore, ndërsa sot këto shërbime ofrohen në të gjithë territorin.”

Ndërkohë kryebashkiaku i Përrenjasit, Nuri Belba vlerësoi se bashkimi i njësive vendore ka sjellë mundësi të reja zhvillimi dhe investimesh: “Para vitit 2014 nuk kishim qendër komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe as rrugë të asfaltuara. Sot kemi investime konkrete në disa fshatra falë granteve dhe të ardhurave të bashkisë. Reforma e vitit 2014 ishte e duhura.”

Në fjalën e tij, kryetar i bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi shtoi se reforma ka rritur ndjeshëm investimet dhe cilësinë e shërbimeve në njësitë administrative, ndërsa Mariglen Disha, kryetar i bashkisë Librazhd, mbështeti vijimin e reformës si një mundësi për zhvillim lokal dhe përmirësim të shërbimeve.

Nga ana tjetër, Florenc Doka, kryetar i bashkisë Cërrik, ngriti shqetësimin për mungesën e stafit të specializuar në pushtetin vendor për shkak të pagave të ulëta: “Para vitit 2014 shumë njësi vendore nuk kishin as juristë. Sot sfida mbetet tërheqja e specialistëve, veçanërisht inxhinierëve. Bashkia Cërrik është e gatshme të zgjerohet për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi dhe paga më të mira.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...