Samiti për teknologjinë Shqipëri-Izrael/ “Shqiptarët rrezikuan jetën për hebrenjtë”, Rama: Irani u hakmor ndaj nesh, Tel Avivi na ndihmoi të mbijetonim

TIRANË,12 maj 2026/Albania Express News/Kryeministri Rama ishte pjesë e samitit Shqipëri-Izarel ditën e sotme, ku mbajti edhe fjalën e tij në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve për të garantuar sigurinë kibernetike dhe për të forcuar ekonominë e Shqipërisë dhe rajonit përmes teknologjisë së fjalës së fundit.

“Për mua është gjithnjë lajm shumë i mirë kur një hebre vjen në vendin tonë dhe sa më shumë aq më mirë. Falënderoj të gjithë të përfshirët në këtë organizim jo të lehtë, sepse sa më shumë e njoh Izraelin, kuptoj se të bësh kaq shumë izraelitë bashkë, nuk është aspak e lehtë.
Ju falënderoj që keni ardhur dhe keni ofruar dijen tuaj në këtë rrugë që sapo kemi nisur në teknologji dhe digjitalizim. Përmes teknologjisë ne mund të bëjmë gjëra që vende të mëdha më të zhvilluara dhe të suksesshme, e kanë të vështirë t’i bëjnë në mënyrat e vjetra.

Një mik i imi më thoshte se vendet nuk dallojnë sipas asaj që kanë, por sipas asaj që dinë dhe Irzaeli është një shembull i kësaj. Kjo e jona është një histori e krijuar në kohët më të errëta për popullin hebre. Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë që kishte më shumë hebrenj pas luftës, se para saj.
Kjo falë myslimanëve të Shqipërisë, që morën hebrenjtë në shtëpi dhe rrezikuan jetën për ta. Kjo është një histori që ne duhet ta trashëgojmë brez pas brezi dhe t’ia rrëfejmë fëmijëve. Kjo për të dhënë një shembull sesi duhet të tregohemi me të tjerët edhe në kohët e sotme.
Ne ju hapëm derën disa mijëra iranianëve, që janë në opozitë. Nuk e bëmë për arsye politike, apo që të luftonin regjimin nga këtu, por sepse jetët e tyre ishin në rrezik dhe askush nuk donte t’i shpëtonte. Ne i hapëm dyert, i hapëm strehë dhe bëmë marrëveshje që ata të jetojnë këtu dhe të rritin fëmijët e tyre.
Kjo erdhi me hakmarrje nga regjimi iranian, që nuk e duronte këtë dhe na sulmoi tek ajo që kishim ndërtuar për vite të tëra për t’i shërbyer qytetarëve shpejt, me transparencë, pa korrupsion dhe pa tarifa.
U bëmë vend që 95% të shërbimeve e bëmë online dhe ata na sulmuan për të na kthyer pas në kohën e errët të shërbimeve publike në nivelin më të ulët. Qemë shumë mirënjohës që Izraeli, SHBA dhe disa vende nga Emiratet na ndihmuan t’i mbijetojmë këtyre sulmeve”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Fshati Levrushk në Pukë, mes gjelbërimit dhe maleve

PUKË, 16maj 2026 /Albanoa Express News/ Mes peizazheve të...

Ansambli “Gurra e Kurbinit” shkëlqen në festivalet mbarëkombëtare, rrëmben çmime dhe zemrat e publikut

Nga Imer Hysa KURBIN,16 maj 2026/Albania Express News/Ansambli “Gurra e...

Zbatimi i paqes fiskale, cilat janë bizneset që nuk përfitojnë

TIRANË ,15 maj 2026/Albania Express News/Drejtoria e Tatimeve ka...