Mbrëmje magjike për Barcelonën, Jamal dhe Levandovski shkruajnë historinë në Champions

 

Lamin Jamal vazhdon të mahnisë botën e futbollit, duke hyrë në histori si lojtari më i ri që arrin 10 gola në Champions League. Në moshën vetëm 18 vjeç e 248 ditë, ai theu rekordin e mëparshëm që mbahej nga Kilian Mbape që nga viti 2017. Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme konfirmojnë se ai është një nga talentet më premtues të futbollit modern.Nga ana tjetër, përvoja vazhdon të ketë vlerë të madhe, siç e tregoi Robert Levandovski me një tjetër arritje historike.

Sulmuesi polak u bë lojtari më i vjetër që shënon dy gola në një ndeshje të Champions League në moshën 37 vjeç e 209 ditë.Ai kaloi kështu rekordin e Filipo Inzaghi, i vendosur në vitin 2010 me Milanin kundër Real Madrid. Këto statistika tregojnë se futbolli është një kombinim perfekt mes talentit dhe eksperiencës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME