Mijëra rrënjë kanabisi në ndërtesën në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, detajet e para

 

Peqin – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kurtaj”, i zhvilluar për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, duke përdorur llamba dhe pajisje elektrike për rritjen e tyre.

Operacioni u koordinua nga Drejtoria për Krimet në Volum në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan.

Gjatë kontrollit në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, u zbuluan dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, ku u konstatuan rreth 4000 bimë kanabisi, si dhe llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.

Nga hetimet rezultoi se ambientet i përkisnin shtetasit Bilal Hasa, drejtor i burgut Rrogozhinë, i cili u shpall në kërkim.

Gjithashtu, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi Elvis Maçi përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

Policia dhe Prokuroria vijojnë punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e të gjithë individëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni tregon angazhimin e vazhdueshëm të strukturave të rendit në luftën kundër kultivimit të paligjshëm të narkotikëve në ambiente të mbyllura.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha: PD do të vijojë të mbështesë protestat dhe kërkesat e qytetarëve

TIRANË, 5 korrik 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Partisë...

Kaos, sherre dhe fjalor i pistë! Si u kthye Francë-Paraguaj në një “luftë” rruge!

BOTËRORI 2026 ,5 korrik 2026/Albania Express News/-Numri 10 i...