Dritë jeshile në horizont/ Segmenti problematik te “Arrat e Gurrës” në Librazhd drejt hapjes së afërt, pritet vendimi final i ARRSH

Situata në aksin e rrugës kombëtare që lidh Librazhdin me Prrenjasin , si dhe në segmentin Qukës-Qafë Plloçë, paraqitet ndër më të rëndat e viteve të fundit, pas fundosjes dhe zhvendosjes së tokés si edhe dëmtimit serioz të urës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë.

Prej mesditës të kësaj të shtune, qarkullimi në këtë arterie jetike që lidh Tiranën me Juglindjen e vendit është ndaluar plotësisht për të gjitha llojet e automjeteve, për arsye sigurie. Situata është përkeqësuar edhe më tej mbrëmjen e djeshme, kur nga ora 22:00 nuk është lejuar të kalojnë as mjetet e emergjencës ,përfshirë automjetet e policisë, zjarrfikëset dhe ambulancat ,për shkak të rrezikut të lartë që paraqet segmenti i dëmtuar.

Ura vazhdon të zhvendoset, 7 cm fundosje vetëm këtë mëngjes

Sipas matjeve të kryera mëngjesin e së dielës, ura automobilistike është fundosur edhe 7 centimetra të tjera, duke e çuar në afro 50 centimetra totalin e fundosjes gjatë tri ditëve të fundit. Përveç uljes vertikale, është konstatuar edhe një zhvendosje e konsiderueshme horizontale nga pozicioni i saj fillestar, çka e bën situatën tejet kritike dhe me rrezik të lartë shembjeje.

Fundosja dhe lëvizja e tokës nën strukturën e urës vijojnë, ndërsa segmenti konsiderohet aktualisht i pakalueshëm dhe i pasigurt.

Garë me kohën për hapjen e Bay Pass-it

Në terren po punon pa ndërprerje kompania ANK shpk, e cila po shfrytëzon çdo hapësirë të mundshme për ndërtimin e një Bay pass-i provizor, me synim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit. Paralelisht, po punohet edhe për krijimin e një korsie emergjence ose variantit më të mirë të mundshëm për ta bërë të kalueshëm një pjesë të segmentit në ndërtim.

Sipas burimeve paraprake, punimet janë drejt përfundimit për të lejuar qarkullimin me një korsi në zonën e dëmtuar. Megjithatë, nëse segmenti hapet, pritet që të mos lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve me kapacitet mbi 40 pasagjerë, për shkak të kufizimeve të sigurisë.

Vendimi final pritet këtë mesditë

Gjatë mesditës së së dielës, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe specialistët e infrastrukturës do të kryejnë një vlerësim të detajuar të sigurisë në segmentin e “Arrave të Dragostunjës” dhe në Bay pass-in e ndërtuar, për të vendosur nëse do të lejohet hapja e pjesshme e qarkullimit.

Deri në një vendim zyrtar, aksi mbetet i bllokuar, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin e automjeteve dhe transportin e mallrave në një nga korridoret më të rëndësishme rrugore të vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kanye West elektrizoi Tiranën/ 60 mijë spektatorë ndoqën yllin botëror, Shqipëria hyn në hartën e eventeve globale

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Për një natë të...

Kur lodhen, fëmijët grinden. Kur lodhen lëvizjet-fragmentohen: Lëreni egon mënjanë, uluni!

Nga Pezana Rexha TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-  E shoh...

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...