“Masakër mjedisore” në Lumi Shkumbin/ IKMT, Policia Shkencore dhe Prokuroria zbarkojnë në Dragostunjë, nën hetim lejet për inertet”

Pas denoncimeve publike për dëmtim të rëndë të mjedisit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot një inspektim të thelluar në zonën e lumit Shkumbin, pranë fshatit Dragostunjë, ku janë konstatuar rrëshqitje masive toke me pasoja serioze për infrastrukturën.

Që në orët e para të mëngjesit, në terren kanë qenë të pranishëm IKMT Elbasan, Policia Shkencore dhe Prokuroria, të cilat po kryejnë verifikime intensive mbi aktivitetin e një kompanie që dyshohet se ka ushtruar shfrytëzim të lumit për marrjen e inerteve. Burime nga grupi i inspektimit bëjnë me dije se po kontrollohet dokumentacioni mbi lejen për shfrytëzim, koordinatat e miratuara të ndërhyrjes, si dhe nëse janë respektuar sasitë e lejuara të materialeve të nxjerra.

Situata në terren paraqitet alarmante. Përveç bllokimit total të aksit rrugor që lidhet me projektin e Korridori VIII, rrëshqitjet e tokës kanë përfshirë edhe linjën hekurudhore, si dhe linjën elektrike me tension të lartë 110 KV, duke rritur rrezikun për ndërprerje të energjisë dhe pasoja të tjera zinxhir.

Ekspertët po analizojnë nëse ndërhyrjet në shtratin e lumit kanë ndikuar drejtpërdrejt në destabilizimin e tokës, duke përkeqësuar situatën gjeologjike në zonë. Ndërkohë, burime pranë hetimit nuk përjashtojnë mundësinë e procedimeve penale nëse konstatohen shkelje të ligjit.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar, duke e cilësuar situatën si një “katastrofë të paralajmëruar”, ndërsa kërkojnë transparencë të plotë mbi lejet e dhëna dhe përgjegjësit për dëmet e shkaktuara.

Hetimet vijojnë, ndërsa zona mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për shkak të rrezikut të lartë nga rrëshqitje të tjera.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Tinguj nën Portën e Kalasë”, muzika bashkëkohore gjallëron një prej hapësirave historike të Elbasanit

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Historia dhe muzika...

I mori rrjedha e Drinit | Shpëtohen katër anëtarë të familjes, mbytet 7-vjeçarja

DIBËR , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Trupi i pajetë...

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...