U la nga shoku në mjetin e rënë në përrua, gjendet pas një muaji trupi i të riut në Mat

Pas rreth një muajsh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, të riut që ra në lumë së bashku me shokun e tij më 10 janar.

Trupi i 30-vjeçarit u gjet në afërsi të fshatit Urakë, gjatë patrullimit me gomone të forcave të ushtrisë dhe FSK. Në vendin e ngjarjes po shkon grupi hetimor.

Ngjarja ka ndodhur më 10 janar rreth orës 01:30, ku konkretisht automjeti që drejtonte 24-vjeçari, Andi Losha dhe ku ishte pasagjer Jurgen Karaj, 30 vjeç ra në përrua.

Sipas policisë Losha u largua nga vendngjarja pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Losha u arrestua nga policia dhe pas testit të alkoolit u konstatua se 24-vjeçari e kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Flamingo Mirror”, transparencë e plotë për Sazanin dhe Nartë-Pishë Poron

TIRANË ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Kryeministri...

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të vdekur ose të zhdukur pas mbytjes së varkës

BOTA ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Një...

Armando Broja ka ‘fatin’ me vete, trajneri zbulon prapaskenat e orëve të fundit të merkatos

ANGLI ,03 shtator 2026 / Albania Express News /-Armando...