Zjarret në Gramsh vihen nën kontroll, banorët kthehen në shtëpitë e tyre

Pas ditësh me përpjekje të pandërprera nga zjarrfikësit, rojet pyjore dhe vullnetarët, situata në zonat rurale të bashkisë Gramsh është vënë më në fund nën kontroll.

Të gjitha vatrat e zjarrit që dogjën një pjesë të konsiderueshme të pyjeve janë fikur plotësisht dhe banorët kanë filluar të kthehen në banesat e tyre.

Sipas autoriteteve lokale, strukturat e emergjencës vijojnë të monitorojnë nga afër zonat e prekura, pasi ekziston ende rreziku i riaktivizimit të flakëve, për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë.

Për këtë arsye, forcat në terren mbeten të shpërndara në pikat më kritike.

Ndërkohë, po punohet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm në fshatrat e dëmtuar nga zjarri.

Autoritetet lokale në Gramsh bëjnë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga ana e banorëve, deri në normalizimin e plotë të situatës.

Shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim, ndërsa dëmet materiale në zonat pyjore konsiderohen të konsiderueshme.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Partizani”/ SPAK nuk kundërshton që Rama të dëshmojë, GJKKO vendos në 15 prill

Gjatë seancës së mbajtur ditën e sotme, avokatët e...

Shtyhet seanca për Veliajn, mbrojtja reagon: Procesi nuk mund të zhvillohet me nxitim

Është shtyrë seanca gjyqësore e datës 1 prill 2026...

Teherani paralajmëron SHBA-në: Shtatë milionë iranianë po ju presin, të gatshëm dhe të armatosur

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës...