AZHBR: Nuk janë kryer pagesa për kontrata të kontestuara

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur sot se nuk ka kryer asnjë pagesë ndaj individëve të dyshuar për veprimtari kriminale.

Reagimi i AZHBR-së i referohet lajmit të publikuat në medie se në shkurt 2025, Xhevdet Troplini, përfitoi një grant bujqësor prej 22 milionë lekësh nga AZHBR për fermën e tij në Xhafzotaj.

Sipas njoftimit zyrtar të AZHBR, çdo kontratë dhe grant i administruar nga agjencia bëhet në përputhje të plotë me kriteret dhe procedurat e parashikuara në udhëzimin e shtatorit të vitit 2024, “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural”.

AZHBR informoi se subjekti në fjalë është kontraktuar në përputhje të plotë me kriteret dhe procedurat e parashikuara në këtë akt për programet e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Por, theksoi AZHBR, subjekti i kontraktuar është refuzuar në fazën e pagesës, pasi nuk ka përmbushur kushtet e kontratës së grantit.

“Megjithatë, në fazën e pagesës, subjekti i kontraktuar në fjalë, është refuzuar pasi nuk ka përmbushur kushtet e përcaktuara në kontratën e grantit”, bën të ditur AZHBR.

AZHBR garanton fermerët dhe qytetarët se çdo proces zhvillohet me transparencë, përgjegjësi dhe sipas legjislacionit në fuqi, duke respektuar të gjitha detyrimet ligjore. Agjencia mbetet e hapur për çdo sqarim të mëtejshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kriza e fshehur nis tani

  Nga Klevis Elezi ,Politolog Rritja e çmimeve të naftës nuk...

Mediat: SHBA-ja dhe Irani diskutojnë për armëpushimin 45-ditor, shanse të vogla për marrëveshje brenda 48 orëve

Negociatat prapa skenave për një armëpushim të mundshëm 45-ditor...

Historia si art, një përvojë ndryshe në shkollën artistike “Onufri”

Historia mori jetë në klasat e 10-ta të shkollës...

Irani ngre alarmin për tregtinë botërore, në shënjestër korridoret detare

Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë për ndërprerje...