Imuniteti i Belinda Ballukut, Niko Peleshi cakton datën

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka vendosur që me datë 28 janar të mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në mbledhjen e parë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e zhvilluar në 19 dhjetor, anëtarët e komisionit nuk arritën të nxirrnin një vendim lidhur me kërkesën e SPAK, ndërsa diskutimet u zhvilluan edhe me praninë e prokurorëve të çështjes dhe kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.

Pas asaj mbledhjeje, procedura u ngadalësua teksa socialistët kërkuan kohë për shqyrtimin e materieleve të dosjes Balluku dhe pasi çështja u lidh me procesin në Gjykatën Kushtetuese, ku seanca për shqyrtimin e pezullimit të masave vendosur nga GJKKO ndaj saj do të zhvillohet më 22 janar 2026.

Sot, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka firmosur urdhrin zyrtar për thirrjen e një mbledhjeje të re të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila është caktuar për 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit. Në këtë takim do të vijojë shqyrtimi procedural i kërkesës së SPAK për të marrë autorizimin e Kuvendit për arrestimin ose heqjen e imunitetit të Ballukut

Njoftimi i Kuvendit:

•Me Urdhrin nr. 3, datë 12.01.2026, është thirrur mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në datën 28 janar 2026, ora 12:00, në Kryesinë e Kuvendit, për vijimin e shqyrtimit procedural të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, që ka për objekt dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, sipas procedurave të parashikuara nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia bie në Dublin, por lë të hapur shpresat për përmbysje në Rrogozhinë

DUBLIN, 05 gusht 2026 / Albania Express News /-Egnatia...

Propozimi për Reformën Territoriale/ PS nis konsultimet për hartën e re, mazhoranca u dërgon draftin bashkive

TIRANË ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Teksa në të gjitha...

Pogradeci bëhet qendra e turizmit dhe gastronomisë shqiptare, promovon mikpritjen tradicionale si markë kombëtar

POGRADEC ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Pogradeci mirëpriti një takim...