Tragjedi në aksin Korçë–Maliq! Humb jetën 27-vjeçari pas përplasjes së fortë, tre të rinj të plagosur

KORÇË , 05 gusht 2026 / Albania Express News /-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari është regjistruar në aksin rrugor Korçë–Maliq, pranë fshatit Vashtmi.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi”, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka goditur nga pas një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti i goditur ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i tij, një 27-vjeçar që udhëtonte i vetëm, ka humbur jetën në vendngjarje.

Nga automjeti tip “Audi”, ku ndodheshin katër persona, kanë mbetur të plagosur tre prej tyre. Një i ri po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ndërsa dy vajza janë transportuar në Spitalin e Pogradecit për trajtim. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia.

Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë. Dyshimet e para flasin se shpejtësia e lartë e automjetit tip “Audi” mund të ketë qenë shkaku kryesor i kësaj ngjarjeje tragjike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrok Preçi, zëri i paharruar i Radio Tiranës, vlerësohet me titullin “Mirënjohje Nderi” në 84-vjetorin e lindjes

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Në 84-vjetorin e lindjes...

“WorldBankECA”: Nga emigrimi te rikthimi: si turizmi po rilind qytetet shqiptare

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Për vite me radhë,...

Vrau 20-vjeçarin në Ksamil dhe u arratis nga vendngjarja, kush është Sokol Vata, i dënuar në Angli për trafik droge

KSAMIL ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Detaje të reja dalin...

Dinamo City shpërblehet pas suksesit ndaj Audas, Ardian Bardhi premton 500 mijë euro nëse kalohet Pafos

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/- Atmosfera në kampin...