Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026

Ardhja e sistemeve Javelin në Shqipëri, falë bashkëpunimit me aleatin strategjik, SHBA, forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura shqiptare.

Gjatë një vizite në një nga bazat e Forcave të Armatosura, ku u bë pritja e dërgesës së parë të këtyre sistemeve, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u shpreh se ardhja e sistemeve antitank Javelin, përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura Shqiptare, duke rritur parandalimin, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

Ministri bëri të ditur se sapo është kryer dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve të lëshimit Javelin dhe raketave përkatëse.

Sipas tij, kjo dërgesë është pjesë e një procesi të planifikuar, ndërsa faza e dytë e furnizimit pritet gjatë vitit 2026.

Vengu theksoi se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim bilateral me SHBA-në përfshin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij programi për sigurinë rajonale.

Ai kujtoi se bëhet fjalë për realizimin e një kërkese të hershme, e cila tashmë po konkretizohet me pajisje moderne antitank të standardeve më të larta.

Ministri vuri theksin edhe te roli kyç i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, i cili mbetet themelor në ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm, sipas tij, lidhet me aftësimin dhe trajnimin e personelit luftarak për përdorimin e pajisjeve dhe teknologjive të përditësuara.

Gjithashtu, Vengu falënderoi për masat e marra në drejtim të infrastrukturës pritëse, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e punës ka qenë e fokusuar te përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i standardeve të nevojshme për vendosjen dhe operimin e këtyre sistemeve.

“Nëpërmjet dërgesës së parë të sistemeve Javelin dhe asaj të dytë që pritet në vitin 2026, synojmë certifikimin e plotë të një grup-batalioni, duke rritur ndjeshëm gatishmërinë dhe efektivitetin operacional të Forcave tona të Armatosura”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...