U zhvillua java e 17-të e Superligës turke ku të gjithë sytë e shqiptarëve tashmë janë tek një prej lojtarëve që është shndërruar në kryefjalë atje, Ernest Muçi.

Ai jo vetëm që po shënon gola të bukur por edhe mjaft rëndësishëm edhe pse përballë Gençlerbirliği u mund me shifrat 4-3. Përpara golit të tij, futbollisti i kombëtares shqiptare, asistoi për Auguston në minutën e 50-të për barazuar përkohësisht shifrat në 2-2, por Gençlerbirliği shënoi dhe dy herë të tjera për të çuar në 4 numrin e golave të shënuar në portën e Trabzonsporit. Në minutën e 67-të Muçi shndërroi në gol një penallti të fituar duke ngushtuar rezultatin në 4-3, që mbeti edhe rezultati përfundimtar.

Me golin e sotëm, Muçi shkon në kuotën e 7 golave dhe një asisti në 5 ndeshjet e fundit që është aktivizuar me skuadrën e tij duke u konfirmuar si lojtari më në formë për momentin tek skuadra e Trabzonsporit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ministrat Salla e Malaj takojnë fermerët protestues: Shtohen subvencionet, kontrolle mbi produktet e importit

TIRANË, 7 prill/Albania Express News/ Ministri i Bujqësisë dhe...

Ministrat Hoxha-Pirdeni me studentët në Durrës: E pandalshme rruga e Shqipërisë drejt BE

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët...

Federata Ndërkombëtare e Paqes Universale informon se Dr. Hak Ja Han , zyrtarisht është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2026

Federata Ndërkombëtare e Paqes Universale (FPU) ka përshëndetur zyrtarisht...

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

Gjithçka gati për një supersfidë në UEFA Champions League,...