Konsolidohet vetëpunësimi, përfitojnë 670 persona

Vetëpunësimi po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një rrugë reale për ndërtimin e karrierës së të rinjve në Shqipëri, ndërsa interesimi për programet mbështetëse ka arritur nivelin më të lartë ndër vite.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në kuadër të Programit të Vetëpunësimit, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, vlerësoi historitë konkrete të të rinjve që kanë zgjedhur të kthejnë një ide të thjeshtë në një aktivitet të qëndrueshëm ekonomik. Ajo theksoi se zgjedhja për të ndërtuar një biznes, kërkon guxim dhe përkushtim, veçanërisht në fazën fillestare, ku ideja duhet të strukturohet dhe të kthehet në punë të përditshme.

Sipas të dhënave të bëra publike, këtë vit Programi i Vetëpunësimit ka regjistruar interesin më të lartë që nga nisja e tij, me 233 aplikantë të shpallur përfitues. Ndërkohë, në total, që nga fillimi i programit, mbështetje kanë përfituar 670 persona. Ministrja theksoi se pas këtyre shifrave qëndrojnë histori personale, përpjekje konkrete dhe angazhim i vazhdueshëm.

Garancia Rinore vijon të luajë një rol kyç, duke mbështetur vetëpunësimin për të dytin vit radhazi. Për tre vitet e ardhshme, mbi 500 të rinj pritet të përfitojnë mbështetje të dedikuar.

Ibrahimaj nënvizoi se politikat publike nuk do të ndalen vetëm në fazën e nisjes së aktivitetit, por do të shtrihen edhe gjatë rritjes dhe zgjerimit të tij, duke u përmirësuar mbi bazën e përvojës reale të vetë të rinjve.

Ministrja u shpreh se ndarja e historive personale të suksesit është një nga mënyrat më të forta për të nxitur të tjerë të ndërmarrin hapin e parë drejt sipërmarrjes.

Programi i Vetëpunësimit zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, si pjesë e politikave aktive për nxitjen e punësimit dhe sipërmarrjes tek të rinjtë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...