Puka, një prej destinacioneve më të veçanta për hiking, ski, alpinizëm dhe gjueti sportive, mbetet një ofertë turistike gjithëvjetore për turistët vendas dhe ata të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga fshati Gomsiqe të komunës Qerret në rrethin e Pukës, një zonë e rrethuar nga kurora e gjelbër e pishave.
Masivet e mëdha pyjore dhe rruga panoramike të çojnë drejt një fshati ku tradita dhe mikpritja e banorëve është një ftesë për të gjithë adhuruesit e ajrit të pastër, malit, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra.
Puka, 145 km nga Tirana është edhe një destinacion për alpinizëm në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe malin e Krrabit.

