Një 45-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti çasti në zonën e Plazhit në Durrës.
I lënduari, i cili është taksist, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes.
Paraprakisht thuhet se i plagosuri është rreth 45 vjeç nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur në sektorin “Hekurudha” të plazhit të Durrësit.

