Velivari i Dibrës mbulohet nga dëbora, destinacion i ri për turizmin dimër

Velivari i Dibrës, një nga zonat më piktoreske malore në verilindje të vendit, është mbuluar nga dëbora, duke u shndërruar në një destinacion tërheqës për alpinistë, sportistë dhe vizitorë të apasionuar pas natyrës dhe sporteve dimërore.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga kjo zonë malore, duke vënë në dukje bukuritë natyrore që ofron Velivari gjatë sezonit dimëror. Peizazhet e mbuluara nga dëbora krijojnë kushte të favorshme për alpinizëm, ecje malore dhe aktivitete të tjera në natyrë.

Velivari është maja më e lartë e vargmalit të Deshatit, që ndan Dibrën nga Maqedonia e Veriut. Banorët vendas e njohin me emrin Hinoska, ndërsa në hartat çeke dhe sllovene, të përdorura nga turistët, figuron si Velivar. Bjeshka karakterizohet nga terren relativisht i butë dhe ngjitje e lehtë.

Nga maja e Velivarit ofrohen pamje panoramike të qytetit dhe liqenit të Dibrës, Peshkopisë, liqenit të Ohrit në distancë, si dhe luginave të Drinit të Zi e Rudokës, përfshirë edhe masivet malore të Mavrovës, Shebenikut, Martaneshit, Lurës, Oroshit dhe Korabit.

E njohur për natyrën e paprekur dhe panoramat mbresëlënëse, zona po shihet gjithnjë e më shumë si një mundësi për zhvillimin e turizmit malor dhe atij të aventurës, duke kontribuar në promovimin e potencialeve natyrore dhe ekonominë lokale të Dibrës, veçanërisht gjatë sezonit dimëror.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga...

Horoskopi për ditën e sotme, 6 prill 2026

Dashi Çfarë dite për të qenë në kulmin e lojës...