Gvozdenoviç: Jemi gati për Bylisin, çdo ndeshje është e vështirë

Elbasani do të zbresë në fushë përballë Bylisit në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar dhe e rëndësishme për objektivat e skuadrës në kampionat. Verdheblutë vijnë në këtë përballje me moral të lartë, ndërsa sfida ndaj ballshiotëve shihet si një tjetër test për stabilitetin dhe pjekurinë e ekipit. Në prag të ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka folur për përgatitjet, kundërshtarin dhe fokusin e skuadrës.

Tekniku u ndal fillimisht te gjendja e ekipit dhe zgjedhjet për formacionin. “Situata është e mirë, përveç Lajthisë dhe Qoses që kanë pak probleme dhe mbetet për t’u parë deri sot. Nuk kemi vendosur ende për formacionin përfundimtar apo detajet taktike, por jemi gati në çdo rast”, u shpreh trajneri i Elbasanit.

Sfida ndaj Bylisit vlerësohet si një nga më të vështirat e javës dhe respekti për kundërshtarin është maksimal. “Çdo ndeshje është e vështirë, nuk ka më diferenca brenda apo jashtë. Bylisi ka treguar cilësi dhe mentalitet të fortë, sidomos në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë. Ne do hyjmë për të dhënë maksimumin, për të luajtur futboll të bukur dhe për të marrë pikët”, theksoi Gvozdenoviç.

I pyetur për fitoret minimale, trajneri nënvizoi pjekurinë e skuadrës. “Çdo fitore ka vlerë, qoftë 1-0 apo me diferencë më të madhe. Jemi më të pjekur dhe të fokusuar te pikët, ndaj deri tani jam i kënaqur”, shtoi ai.

Sa i përket merkatos, tekniku bëri të qartë se nuk është momenti për të menduar për afrime. “Kemi ndeshje shumë të rëndësishme përpara, Bylisin dhe më pas Tiranën. Për merkaton do mendojmë pas mbylljes së këtyre takimeve”, përfundoi trajneri i Elbasanit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Turistë nga e gjithë bota njihen me historinë dhe autenticitetin e Urës së Mesit: Thjesht e mrekullueshme

SHKODËR, 11 korrik 2026/Albania Express News/- Ura e Mesit...

E RËNDË në Kolonjë, 36 vjeçari ndërron jetë duke punuar, e zuri një trup druri poshtë

KOLONJË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...

Alarm në Kampionatin Botëror/ Ndjesia 44 gradë rrezikon spektaklin mes Anglisë dhe Norvegjisë!

BOTËRORI 2026 ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Moti rikthehet të...

Rama publikon videon nga takimi me këngëtarin Kanye West, i tregon ambientet e Kryeministrisë

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...