PD Kavajë shënon 35-vjetorin, Berisha: Sakrifica e qytetarëve hodhi themelet e pluralizmit

Partia Demokratike, Dega Kavajë zhvilloi ceremoninë zyrtare me rastin e 35-vjetorit të themelimit, në prani të kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Aktiviteti u shoqërua me mesazhe për atë që u vlerësua si rol historik i Kavajës në rrëzimin e regjimit komunist dhe në themelimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Berisha tha se, “ishte sakrifica, burrëria, trimëria e qytetarëve të Kavajës dhe e grupeve antikomuniste të saj që hodhën themelet e pluralizmit dhe u bënë frymëzim për lëvizjen studentore”.

Ai theksoi se, ndonëse formalisht dega e PD-së në Kavajë u themelua më 17 dhjetor 1990, roli i qytetit në realizimin e misionit historik, kishte nisur më herët.

“Partia Demokratike e Shqipërisë, aq sa u themelua në Qytetin Studenti, po aq u themelua edhe në qytetin e Kavajës”, deklaroi Berisha.

Duke iu referuar historisë së lëvizjes antikomuniste, Berisha kujtoi demonstratat e janarit dhe kryengritjen paqësore të marsit në Kavajë.

“Lëvizja antikomuniste në Kavajë ishte më e fuqishmja në Shqipëri. Me betejën e tyre, qytetarët e Kavajës e bënë qytetin e parë të lirë të vendit dhe frymëzuan shqiptarët kudo”, tha ai, duke nderuar figurën e Josif Budës, të cilin e cilësoi “heroi i parë i demokracisë shqiptare”.

Berisha vlerësoi gjithashtu rolin e qytetit në mbështetjen e forcave demokratike gjatë viteve të para të pluralizmit.

“Ishit ju, qytetarët e Kavajës, që u bëtë mburojë për forcat demokratike dhe postbllok i lirisë”, theksoi ai.

Berisha gjithashtu renditi disa nga arritjet e qeverisjeve të PD-së, duke përmendur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, lëvizjen e lirë dhe investimet në infrastrukturë.

“Ia dolëm ta shkëpusim Shqipërinë nga honet e varfërisë, ta anëtarësojmë në NATO dhe të pranojmë rotacionin si kusht themelor të demokracisë”, u shpreh Berisha.

Berisha gjithashtu deklaroi se Partia Demokratike mbetet e vendosur përballë sfidave aktuale.

“Sot, Partia Demokratike vjen në këtë 35-vjetor po aq e vendosur, sa ditën e themelimit të saj”, tha Berisha, duke shtuar se PD synon të mbrojë votën dhe parimet demokratike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...