Stacioni Antik “Ad Quintum”, dëshmi shekullore e Rrugës Egnatia në Bradashesh

Nga Miranda Sadiku

Qyteti i Elbasanit që me ngritjen e tij si një pikë e fortë ushtarake u pajis edhe me hamame, njëra prej të cilave është Stacioni “ Ad kuintum” , ndërtutuar që në shekullin e dytë të erës sonë përgjatë rrugës Egnatia pikërisht në fshatin Bradashesh.

Stacioni “ Ad kuintum” ose ( stacioni i pestë ) njihet si stacioni i rrugës Egnatia , ndodhet në fshatin Bradashesh, është monument kulture në varësi të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si dhe për studimin e saj nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.
Kjo banjë e njohur ndryshe si hamam është ndërtuar përgjatë rrugës Egnatia për ti shërbyer qytetarëve edhe si mutatio, stacion pushimi.

Ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130m2 me këto mjedise: dhoma e zhveshjes, mjedisi i ngrohtë, mjedisi i nxehtë, dhe ai me ujë të ftohtë. Në brendësi ishte dhoma e zhveshjes që shërbente për lidhjen e mjediseve. Muret e Hamamit, janë ndërtuar me muraturë të përzier. Furnizmi me ujë bëhesh me anë të kanaleve nga një depozitë mbi murin e nimfeut dhe largoheshin me një sistem tjetër kanalizimi.

Ngrohja e ujit dhe mjediseve kryhej me anë të furrës dhe një sistemi hipokaust, që do të thotë gazrat e nxehtë të krijuara nga djegia e druve qarkullonin së pari nën dysheme dhe në muret e mjedisit të nxehtë si dhe në paretet e mureve.
Banjat e këtij stacioni kanë një zgjidhje racionale planimetrike dhe estetike. Ky hamam është ndërtuar në fundin e shekullit të II – të të erës sonë.

Në këtë banjë kishte personel që shërbente për masazh, për pastrimin e të pafuqishmëve, për mirëmbajtjen, për zjarrin e pastërtinë. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX – të gjatë kohës së rregjimit komunist këto banja u mbyllën, dhe në vitet e fundit të shekullit të XX – të, ato që i kanë qëndruar kohës ruhen si objekte historike e monumente kulture. Rreth këtyre banjave pikërisht në fshatin Bradashesh janë ndërtuar shumë shtëpi, duke krijuar lagjen që mori emrin “ Stacioni i Rrugës Egnatia”.

Tashmë këto banja thuajse kanë dalë jashtë funkisonimit dhe kanë mbetur veç muret dhe gurët e fortë që rrethoheshin banjat.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore realizoi restaurimin e Stacionit Antik Ad Quintum, një monument i rrallë përgjatë rrugës Egnatia, duke hedhur një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...