FSHF teston mbi 400 fëmijë, fokus në talente kuqezi nga e gjithë bota

Është mbyllur sot në Tiranë edicioni i tretë i projektit “Open Stage”, iniciativa e Federatës Shqiptare të Futbollit për evidentimin dhe përzgjedhjen e talenteve të reja, ku morën pjesë më shumë se 400 fëmijë të vitlindjeve 2012, 2011, 2010 dhe 2009.

Ashtu si në edicionet e mëparshme, edhe këtë vit “Open Stage” konfirmoi progresin e vazhdueshëm të procesit të seleksionimeve, duke nxjerrë në pah lojtarë me potencial të lartë, të cilët do të ndiqen nga afër për t’u bërë pjesë e Kombëtareve të moshave.

Drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, në një prononcim për fshf.org vlerësoi nivelin e pjesëmarrësve dhe rëndësinë që ky projekt ka për të mos lënë jashtë vëmendjes asnjë talent, veçanërisht ata që jetojnë dhe aktivizohen jashtë vendit. Sipas tij, “Open Stage” mbetet një nga instrumentet më të rëndësishme për zgjerimin e bazës së Kombëtareve dhe për ndjekjen e lojtarëve që aktivizohen në kampionate të forta europiane apo edhe në vende të tjera.

“Është mbyllur sot edicioni i tretë i Open Stage, që ka sjellë këtu në Tiranë më shumë se 400 fëmijë, të grup-moshave 2012, 2011, 2010, 2009. Si çdo vit, seleksionimet përmirësohen gjithmonë më shumë, edhe ky vit ka sjellë djem shumë interesantë, e si në të shkuarën që i kemi pasur si risi në Kombëtaret e moshave, edhe këtë vit disa djem kanë performuar shumë mirë në këtë Open Stage.

Open Stage ka lindur për të mos harruar apo humbur asnjë djalë që jeton larg Tiranës. Janë shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, ndaj e kemi marrë këtë iniciativë për t’i dhënë mundësinë të gjithëve për të provuar dhe veshur për një ditë fanellën e Kombëtares.

Këto ditë janë bërë shumë interesante për ne, sepse çdo herë ia dalim të gjejmë lojtarë që mund t’i ndjekim ose që mund të bëhen pjesë e skuadrave tona. Janë shumë që luajnë me klube profesioniste në Gjermani, Angli apo Itali që do t’i ndjekim me shumë vëmendje”, tha Pea teksa falënderoi dhe komplimentoi gjithashtu Departamentin e Skautizmit në FSHF, të gjithë skautët e angazhuar në këtë proces, zv.trajnerin e Kombëtares, Ervin Bulku, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave dhe të gjithë stafin e FSHF që punuan për mbarëvajtjen dhe organizimin e shkëlqyer të “Open Stage”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari, fundi i sundimit të gjatë të Orbán apo një mandat i pestë

Hungarezët votojnë sot për zgjedhjet parlamentare që mund t’i...

“Uroj sa më pak makëturi, mllef dhe urrejtje”, kujt i drejtohet Spiropali me këtë mesazh?

Socialistja Elisa Spiropali ka bërë një postim në Facebook...

Kreu i ekipit negociator për paqen në Lindjen e Mesme: SHBA dështoi të fitonte besimin e delegacionit iranian

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili...